Bazuar në raportin e fundit të Forumit Ekonomik Botëror për punët e së ardhmes janë arritur disa përfundime konkrete të dobishme për të ardhmen dhe punët në të ardhmen. 

Vendet e reja të punës do të ndikojnë pozitivisht në çështjen e punësimit. Besohet se deri në 75 milionë punë aktuale do të ndryshohen në mënyrë që detyrat e punës të ndahen mes njerëzve, makinerive dhe algoritmeve, ndërsa njëkohësisht do të shfaqen 133 milionë vende të reja pune. Profesionet të cilat janë dukë kërkuar më shumë përfshijnë rolet siç janë analistët e të dhënave, programuesit e softuerëve dhe aplikacioneve dhe ekspertët për tregtinë elektronike dhe rrjetet sociale – punët që në mënyrë të konsiderueshme bazohen dhe përmirësohen duke përdorur teknologjitë.

Përveç kësaj, pritet të rriten vendet e punës që lidhen me punët të cilat kërkojnë inteligjencën shoqërore ose aftësitë ndërpersonale, siç janë punëtorët e shërbimit ndaj klientit, profesionistët e shitjes dhe marketingut, pozicionet lidhur me trajnimin dhe zhvillimin e njerëzve, ekspertet  të kulturës dhe të zhvillimit organizativ si dhe menaxheret për risitë.

1. Analist i të dhënave (Data Analysts and Scientist)

Ai mbledh, organizon dhe interpreton të dhënat statistikore me anë të mjeteve për analizën e të dhënave për të arritur deri te rezultatet e rëndësishme. Këto interpretime përdoren më vonë për marrjen e vendimeve të rëndësishme të punës.

2. AI dhe specialist i të mësuarit të makinerive (AI and Machine Learning Specialist)

Ai duhet të ketë aftësi të Shkencëtarit të të dhënave. Duhet të jetë profesionist në statistikë madje edhe në matematikë dhe të kuptojë praktika të ndryshme të testimit si dhe të njohë një numër të madh të gjuhëve të programimit. 

3. Menaxher i përgjithshëm dhe operativ (General and Operations Managers)

Ai kryesisht zbaton proceset dhe praktikën në gjithë organizatën e punës. Detyrat e veçanta të menaxherit operativ përfshijnë formulimin e strategjisë, përmirësimin e performancës, furnizimin e materialeve dhe burimeve dhe sigurimin e përputhshmërisë midis të gjitha këtyre detyrave. Këto janë disa prej aftësive të nevojshme: lidershipi, aftësia për zgjidhjen e situatave të konfliktit, organizimi, vendosshmëria, besueshmëria, aftësitë e raportimit dhe prezantimit, aftësitë e analizimit,  të menduarit kritik dhe zgjidhjes së problemit etj.

4. Programues i softuerëve dhe aplikacioneve (Software and Applications Developers and Analysts)

Programuesi krijon dhe modifikon softuerin e përgjithshëm për aplikacionet kompjuterike ose programe të specializuara. Aftësitë e dobishme për këtë profesion janë kreativiteti dhe risitë, aftësitë ndërpersonale dhe të komunikimit por edhe shpirti i ekipit dhe aftësitë e analizimit.

5. Specialist i shitjes dhe marketingut (Sales and Marketing Professionals)

Specialisti i shtijës dhe marketingut ndihmon kompanitë dhe markat që të kuptojnë çfarë mund të shitet. Ai përcakton çfarë njerëzit blejnë, cilat zbritje ekzistojnë në treg, cila kategori njerëzish blen cilat produkte dhe sa para njerëzit janë gati të shpenzojnë për këto produkte.

Disa prej aftësive që specialisti i shtijës dhe marketingut duhet të ketë janë: kreativiteti, aftësitë e negocimit, komunikimit dhe të menduarit analitik, aftësia për paraqitjen publike dhe përdorimin e teknologjive, si dhe aftësitë e të menduarit kritik dhe të zgjidhjes së problemeve.

6. Specialist i të dhënave (Big Data Specialists or Data Scientist)

Specialisti i të dhënave u shpall si puna më premtuese në vitin 2019 në SHBA-në. Kjo punë nënkupton analizimin dhe interpretimin e të dhënave të papërpunuara në zgjidhjet e punës me anë të të mësuarit të makinerive dhe të algoritmeve. Shkencëtari i të dhënave kryen të njëjtat detyra si analist i të dhënave, por posedon algoritme të përparuara dhe profesionalizëm në statistikë. Shkencëtarët e të dhënave mund të jenë inxhinierët të cilët kanë mendjemprehtësi në punë dhe aftësi të komunikimit, janë analitikë, njohin statistikën dhe të paktën një gjuhë programimi R / Python, u janë përkushtuar detajeve (ndarja, transformimi dhe ngarkimi i të dhënave) dhe njohin algoritmet e të mësuarit të makinerive dhe të vizualizimit të të dhënave.

7. Specialist i transformimit dixhital ( Digital Transformation Specialist)

Specialisti i transformimit dixhital koordinon ndryshimet e dixhitalizimit të cilat zgjerohen përmes modelit operativ dhe të gjitha aspekteve të punës, përfshirë njerëzit, proceset, teknologjitë dhe metrikën. Objektiva e tij është që t’i sjellë organizatës rezultate të rëndësishme pozitive. Disa nga aftësitë që duhen për këtë profesion janë: komunikimi dhe ndërveprimi, fleksibiliteti, risitë, proaktiviteti, aftësitë e të menduarit kritik dhe zgjidhja e problemit.

8. Specialist në teknologjitë e reja (New Technology Specialist)

Specialisti në teknologjitë e reja krijon dizajnin e aplikacioneve dhe zhvillon ueb-faqet për të thjeshtësuar proceset e punës dhe programet. Ai ofron mbështetje teknike  për programet dhe aplikacionet si blerësve ashtu dhe anëtarëve të tjerë të personelit në kompani, dhe vetëm disa nga aftësitë e nevojshme janë atësia e gjetjes dhe e zgjidhjes së problemeve, përkushtimi detajeve, si dhe aftësitë analitike dhe të komunikimit.

9. Specialist i zhvillimit organizativ (Organization Development Specialist)

Specialisti i zhvillimit organizativ analizon strukturat organizative, përgjegjësitë, punën ekipore, procedurat e punës ose operative, marrëdhëniet e raportimit dhe proceset e punës për të krijuar metodat efikase për kryerjen e punëve. Specialistëve të zhvillimit organizativ duhen të kenë aftësitë organizative, ndërpersonale dhe lidershipi.

10. Riparues i teknologjive të informacionit (Information Technology Services)

Riparuesi i teknologjive të informacionit punon në shërbimin e klientëve dhe ka për detyrë të ofrojë zgjidhjet për pyetjet teknike të cilat kanë konsumuesit dhe stafi i kompanisë. Ai është përgjegjës për instalimet dhe konfigurimet e sistemeve kompjuterike, ofrimin e shërbimeve dhe të mbështetjes së përdoruesve të fundit me anë të softuerëve për shpërndarjen e automatizuar të thirrjeve telefonike, diagnostikimin dhe zgjidhjen e problemeve teknike e etj. Disa nga aftësitë e nevojshme për këtë pozitë janë aftësitë e jashtëzakonshme të zgjidhjes së problemeve dhe aftësitë e mira analitike si dhe aftësitë e forta ndërpersonale dhe të komunikimit.

Të gjitha këto punë të reja do të kenë kërkesa dhe detyra të ndryshme në raport me ato të deritanishme, prandaj do të nxisin kërkimin e aftësive të reja. Deri në vitin 2022 aftësitë e nevojshme për kryerjen e shumicës së punëve do të ndryshohen në mënyrë të konsiderueshme. Pritet që deri në vitin 2022 punëtorët do të përdorin 58% të aftësive tashmë ekzistuese, kurse do të duhet të mësojnë më shumë të 42%  të aftësive të reja për kryerjen e punëve të tyre të mëparshme. Aftësitë e duhura përfshijnëtë menduarit kritik dhe të mësuarit aktiv,të ndjekur nga aftësitë si dizajni iteknologjive, duke theksuar  kërkimin sa më të madh për forma të ndryshme të kompetencave në lidhje me teknologjitë. Sidoqoftë,njohja e teknologjive të rejaështë vetëm një nga aftësitë e nevojshme për vitin 2022.Kreativiteti, origjinaliteti, iniciativa, të menduarit kritik, aftësitë e bindjes dhe të negocimitdo të mbajnë ose shtojnë gjithashtu vlerën e tyre, si dhepërkushtimi i detajeve, fleksibiliteti dhe zgjidhja e problemeve të ndërlikuara. Inteligjenca emocionale, lidershipi dhe ndikimi shoqëror si dhe orientimi ndaj shërbimit,do të jenë gjithashtu shumë më të nevojshme në të ardhmen në raport me rëndësinë e tyre aktuale sot.

E ardhmja fillon sot

Si globalizimi dhe përparimi i shpejtë i teknologjisë vazhdojnë të transformojnë hapësirën civile dhe botën e punës, sistemi arsimor bëhet më i larguar nga realiteti dhe nevojat e ekonomisë dhe shoqërisë globale. Në kontekstin joproduktiv dhe rritjes së polarizimit, sistemi arsimor i shkollave fillore dhe të mesme luajnë një rol vendimtar në përgatitjen globale të qytetarëve dhe fuqisë punëtore për të ardhmen. Modelet arsimore duhet të harmonizohen me qëllim që fëmijët të zotërojnë aftësitë për krijimin e një bote më gjithëpërfshirëse, më kohezive dhe më produktive.

Programi Shkollat për shekullin 21 është përshtatur me nevojat e shoqërive globale dhe u mundëson fëmijëve të fitojnë aftësitë kyçe të të menduarit kritik dhe të zgjidhjes së problemit, por edhe që të mësojnë alfabetin dixhital dhe të bëhen kreativë. Në këtë mënyrë ndryshimet në përvojat e të mësuarit do të reflektojnë më afër nevojave të së ardhmes së punës.