Revolucioni i katërt industrial po ndodh tani dhe sipas hulumtimeve punët në të ardhmen do të krijohen në sektorin në rritje të teknologjisë, që po krijon role të reja dhe po ashtu kërkon shkathtësi të reja. Raporti E ardhmja e punëve (Forumi Ekonomik Botëror 2018) identifikon si shkathtësi të dëshirueshme: mendimin kritik, zgjidhjen e problemeve komplekse, kreativitetin dhe punën në ekip për gjetjen e zgjidhjeve për problemet e përditshme.

Mospërputhja në mes njohurive të ofruara nga sistemet arsimore dhe nevojat reale të tregut të punës shpesh shihet si një nga shkaqet kryesore të normave të larta të papunësisë, sidomos te të rinjtë. Programi "Shkollat e shekullit 21" fokusohet në mënyrë specifike në Ballkanin Perëndimor, ku në bashkëpunim me Ministritë e Arsimit shpresojmë ta lehtësojmë përmirësimin në praktikat e klasës në Ballkanin Perëndimor dhe të rritim mundësitë për punësim të të rinjve në të ardhmen.