'Shkollat e Shekullit 21' u ofron përkrahje në disa mënyra shkollave fillore pjesëmarrëse, duke u përgjigjur nevojave të drejtorëve të shkollave, mësimdhënësve dhe vetë nxënësve.

Trajnimi dhe mbështetja për drejtorët e shkollave

Ky element i programit u ofron drejtorëve të shkollave trajnime dhe përkrahje që të zhvillojnë më tej aftësitë e tyre të menaxhimit dhe udhëheqjes për të menaxhuar në mënyrë efektive shkollat dhe për të mësuar si të integrojnë dhe përfshijnë aftësitë dixhitale dhe ato kryesore në kurrikulën kombëtare ekzistuese. Drejtorët e shkollave kanë rastin të punojnë me kolegë të tjerë dhe të shkëmbejnë informacione për mënyrat e adresimit të problemeve në një mjedis teknik, ekonomik dhe social gjithnjë në ndryshim.

Trajnimi dhe përkrahja e mësimdhënësve

Kemi dizajnuar dy kurse për mësimdhënësit nga të gjitha shkollat pjesëmarrëse.

Mendimi kritik dhe zgjidhja e problemeve

Përgatitur për mësimdhënësit që të mësojnë si ta përmirësojnë mendimin dhe mësimin e pavarur nga nxënësit që jep ide të reja dhe inovative. Kemi përgatitur një program mësimi cilësor për mësimdhënësit, i cili mbulon tema për mënyrën e modelimit të mendimit kritik, përdorimin e pyetjeve të hapura dhe ofrimin e informacioneve kthyese që u mundësojnë nxënësve të zgjidhin problemet e pazakonshme.

Aftësitë dixhitale

Dizajnuar për mësimdhënësit që të njoftohen me konceptet kryesore dhe praktikat e njohurive dixhitale dhe mënyrën e përfshirjes së tyre në kurrikul. Mësimdhënësit mësojnë t’ju ndihmojnë nxënësve të kuptojnë mjetet dixhitale dhe si ato mund të përdoren për mësimin efektiv, komunikim si dhe lokalizimin, vlerësimin dhe analizimin e informacioneve. Vëmendje dhe mbështetje e veçantë u ofrohet mësimdhënësve të TIK-ut. Gjatë kursit, mësimdhënësit pajisen me burime dhe mjete. 

Burimet për zhvillimin e aftësive dixhitale tek nxënësit

Përmes programit, shkollat pjesëmarrëse fitojnë qasje në:

Pajisjet mikrobit

Mikrobiti është kompjuter me përmasat e xhepit që kodohet, ai përmban një detektor lëvizjeje, kompas dhe teknologji bluetooth dhe u jepet falas të gjitha shkollave fillore të përfshira në këtë program. Kompjuterët janë të dizajnuar enkas për t’ju dhënë nxënësve vetëbesimin dhe aftëasitë fillestare për njohuri kompjuterike dhe kodim. Përmes programit Shkollat e Shekullit 21, secila shkollë pjesëmarrëse përfiton një numër të  pajisjeve mikrobit për përdorim nga nxënësit në klasat e TIK-ut. Ato mund të përdoren me efikasitet edhe për lëndë të tjera shkollore për ta mbështetur të nxënit e nxënësve.

Burimet për Klubet e Kodimit

Si pjesë e programit, shkollat pjesëmarrëse përfitojnë burime për mënyrën e krijimit të Klubeve të Kodimit, marrjen pjesë në sfida ndërkombëtare të kodimit dhe aktivitete të tjera që ne zbatojmë në partneritet me organizata dhe kompani të tjera.

Burimet e palëve të tjera

Në të ardhmen, do të ftojmë shkollat pjesëmarrëse të provojnë dhe testojnë produktet dhe shërbimet e reja nga Këshilli Britanik dhe partnerët e tjerë që i bashkohen këtij programi në të ardhmen. Kjo mund të përfshijë aplikacione, uebfaqe dhe nisma të tjera.

Krijimi i rrjetit

Programi parasheh këmbimin e përvojave dhe praktikave të mira në mes shkollave që formojnë rrjetin e programit 'Shkollat e Shekullit 21'. Kjo përfshin bashkëpunimin me shkollat nga i njëjti vend si dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor. Të gjitha shkollat po ashtu ftohen të kontribuojnë në programin e eventit vjetor ‘Teknologjitë e reja në arsim’. Shembuj të rrjetit përfshijnë Klubet e Kodimit mes shkollave dhe mundësinë për të kontribuar në diskutime të politikave në vend dhe Ballkanin Perëndimor.

Shpërblimet për shkollat

Shkollat do të ftohen në gara kombëtare dhe rajonale të kodimit, ku fëmijët mund të shpalosin projektet e tyre dhe të fitojnë shpërblime me vlerë.