De Montford Universit në Leicester është një nga universitetet e shumta që ofrojnë programe të mësimit praktik gjatë studimeve në fakultet që ndryshojnë nga arsimimi tradicional mirëpo e ruan nivelin e njejtë të rreptësisë akademike. Ata i sjellin më afër punëdhënësit dhe ofruesit e trajnimit duke siguruar që programet e të mësuarit janë relevante për vendin e punës dhe u mundësojnë praktikantëve të kontribuojnë për punëdhënësit e tyre derisa i vazhdojnë edhe studimet e tyre.

Përparësitë e punës praktike në krahasim me kurset universitare

Shpesh mendojmë për mësimin praktik si kualifikim të bazuar në punë që është alternativë ndaj shkollës për avancimin e mëtejshëm dhe të lartë.  Mirëpo, për kandidatët ekziston një perspektivë tjetër, duke përfshirë atë edhe si alternativë ndaj universitetit:

  1. Mësimi praktik është e bazuar në punë të vërteta që përfshijnë trajnime relevante. Praktikantët paguhen dhe kanë kontratë pune dhe të drejta të ngjashme me personelin tjetër.
  2. Praktikantët janë në dispozicion në shumë nivele. Është e mundur të filloni të në nivel të ulët dhe të punoni deri në nivelin e diplomimit dhe përtej.
  3. Diplomat e mësimit praktik ofron përfitime të arsimit të lartë, por pa përfshirë shpenzimet.

Për punëdhënësit

  1. Derisa punëdhënësit më të mëdhenj paguajnë taksë të vogël për punën praktike, pavarësisht se a marrin apo jo praktikantë, të gjitha kompanitë mund të përfitojnë nga një trajnim i subvencionuar i cilësisë së lartë.
  2. Ata janë të përfshirë drejtpërsëdrejti në zhvillimin e standardeve të punës praktike, nëse dëshirojnë.
  3. Trajnimi është i përshtatshëm për nevojat e kompanisë dhe ndihmon në mbylljen e boshllëqeve dhe mangësive të shkathtësive.
  4. Praktikantët priren të qëndrojnë besnikë ndaj kompanisë që i ka punësuar për herë të parë

Praktikantët e diplomuar në Universitetin De Montford

Kandidatët mund të aplikojnë për këto në të njëjtën kohë si për universitete, edhe pse zakonisht është nëpërmjet punëdhënësit që merr pjesë në program.

Me diplomë të punës praktike, praktikantët ndajnë kohën e tyre midis studimit universitar dhe vendit të punës dhe mbeten në punësim gjatë gjithë kursit. De Montford punon me punëdhënës lokalë për të ofruar programe në fusha si menaxhimi i privilegjuar, siguria kibernetike, zgjidhjet digjitale dhe teknologjike dhe inxhinieri e zhvillimit.  Janë duke u zhvilluar programe edhe për arkitekturë, kontabilitet dhe projektim të shërbimeve të ndërtimit.

Punëdhënësit që marrin pjesë në programe përfshijnë Shërbimin Kombëtar të Shëndetësisë, British Telecom, KFC dhe Policinë e Leicestershire. Mirëpo, mësimi praktik nuk është e kufizuar vetëm në organizata të mëdha. Edhe kompanitë e vogla mund të marrin pjesë, ku shumica e kostove mbulohen nga jashtë.

Përvoja praktike në vendin e punës e përbën 80 për qind të trajnimit, që do të thotë se punëdhënësit dhe studentët përfitojnë menjëherë, në vend që të presin fundin e programit para se të bëjnë përvojën praktike. Ashtu si me të gjitha programet e reja të punës praktike, 'standardet' zhvillohen nga grupet e punëdhënësve që si cak i kanë njohuritë, shkathtësitë dhe sjelljet e kërkuara për një profesion të caktuar. Këto janë hartuar duke i pasur parasysh programet e universitetit për të siguruar përmbajtje relevante dhe rezultate të mësimnxënies.

Vegëza të jashtme