Shefi ekzekutiv i “Colleges Partnership Dugald Craig” e përshkruan programin e shkkëlqyer mbarë-evropian që e bën më të lehtë për ofruesit e trajnimit dhe kompanitë e vogla të punojnë së bashku për të zhvilluar mësim praktik cilësor.

Mësimi praktik është formë veçanërisht e suksesshme e të mësuarit të bazuar në punë, duke kombinuar periudhat e trajnimit të bazuara në vendin e punës me arsimimin në kolegj ose shkollë: vend të punës që ofron përvojë të vlefshme praktike dhe zhvillim të shkathtësive, të plotësuara me zhvillim të aftësive teorike dhe shkathtësive praktike gjatë arsimimit.

QËLLIMI

SAPS (Mbështetja e mësimit praktik ndërmjet Arsimit të Lartë Profesional dhe Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme) është projekt bashkëpunimi transnacional i udhëhequr nga EURASHE (Shoqata Evropiane e Institucioneve në Arsimin e Lartë) dhe përfshinë partnerë nga Austria, Republika Çeke, Serbia, Sllovenia dhe Skocia. Është financuar nga Mbështetja e Erasmus+ për Programin e Reformës së Politikave.

Kjo pjesë e programit Erasmus+ synon:

  • Përmirësimin e perceptimit të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme (NVM - organizata me 250 ose më pak punonjës) të përfitimeve të angazhimit të praktikantëve nga institucionet arsimore
  • zvogëlimin e pengesave për bashkëpunim mes institucioneve arsimore dhe NVM-ve
  • krijimin e bashkëpunimit më të rregullt dhe të strukturuar midis organizatave ombrellë për arsim të lartë profesional dhe arsimit dhe aftësimin e trajnimit të avancuar profesional (si EURASHE dhe më shumë se 60 shoqata dhe rrjete anëtare të tij në Evropë dhe Azi) dhe organizatave që përfaqësojnë NVM-të. 

Motivimi për fillimin e projektit u shfaq nga pjesë të ndryshme të hulumtimeve që demonstruan potencialin e mësimit praktik për të kapërcyer mospërputhjen e shkathtësive dhe papunësinë e të rinjve në Evropë. Puna e projektit dhe rezultatet e saj janë në përputhje me nismat e tjera të Bashkimit Europian siç është Aleanca Evropiane për Punën Praktike (EAfA) të cilat kërkojnë të forcojnë cilësinë, furnizimin, imazhin dhe mobilitetin e punës praktike në Evropë nëpërmjet angazhimeve kombëtare dhe zotimeve vullnetare nga palët e interesuara.

Ekspertët evropianë së bashku nxjerrin udhëzime

Projekti SAPS i trajton këto barriera përmes një qasjeje të dyfishtë që mblodhi së bashku ekspertë evropianë të menaxhimit të mësimit praktik për të zhvilluar materiale për mësimdhënie dhe nxënie për t'u përdorur me NVM-të, ndërsa adresojnë nevojën për procedura të përmirësuara në institucionet arsimore për të inkurajuar një qëndrim më të hapur ndaj punës praktike. Rezultatet përfshijnë një sërë broshurash në çekisht, anglisht, frëngjisht, gjermanisht, lituanisht, portugalisht, serbisht dhe sllovenisht që:

  • lehtësojnë dhe thjeshtojnë bashkëpunimin midis NVM-ve dhe institucioneve arsimore
  • demonstrojnë vlerën që ofrohet nga mësimi praktik
  • Ofrojnë këshilla për rekrutimin dhe mentorimin e praktikantëve.  

Këto plotësohen nga Apprenticeship Quality Toolkit  - me udhëzime për institucionet arsimore dhe NVM-të për temat që përfshijnë:

  • qeverisjen dhe strategjitë
  • mësimdhënien dhe mësimnxënien.  
  • operacionet

Udhëzuesi thekson proceset, kriteret dhe kërkesat e përbashkëta, dhe përfshinë vegla praktike si lista kontrolluese dhe formularë.

ARRITJA TEK NVM-të 

Faza përfundimtare e projektit do të përqëndrohet në promovimin e përparësive që ka puna praktike për NVM-të dhe do të kërkojë të adresojë dhe tejkalojë barrierat ekzistuese që nënvlerësojnë atraktivitetin e mësimit praktik në dhjetë vendet e përfshira në projekt.

Vegëza të jashtme