Projekti “Mbështetje për Pavarësinë e Medias” është një projekt rajonal, i financuar nga Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar. Projekti do të mbështesë mediat lokale (dhe kombëtare) për të qenë më të orientuara drejt audiencave dhe më të qëndrueshme financiarisht, duke përmirësuar kapacitetet e tyre sipërmarrëse dhe organizative, dhe duke forcuar marrëdheniet e tyre me qytetarët, nëpërmjet ndërtimit të një platforme për Raportim Qytetar. Kjo mbështetje do të bëjë të mundur që mediat tu ofrojnë qytetarëve përmbajtje mediatike më të larmishme, me qëllimin për të nxitur tek audiencat e targetuara në të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor (Shqipëri, Bosnjë Hercegovina, Mal i Zi, Maqedoni e Veriut dhe Serbi), debat aktiv, të hapur dhe të bazuar në të dhëna. 

Projekti zbatohet nga një konsorcium i drejtuar nga British Council, në bashkëpunim me Rrjetin Ballkanik të Raportimit Investigav (BIRN), Fondacionin Thomson dhe INTRAC (Qendra ndërkombëtare për trajnim dhe kërkim).

Mbështetja për mediat do të përmbajë dy komponentë : komponentin editorial dhe atë të bisnesit. BIRN do të ofrojë trajnim dhe mentorim të bazuar në Raportimin e Qytetarëve të Angazhuar (ECR), një instrument digjital që mundëson komunikimin e dyanshëm ndërmjet redaksive informative dhe audiencave të tyre. Fondacioni Thomson do të fokusohet në forcimin e qëndrueshmërisë së mediave, ndërsa INTRAC do të mbulojë proceset e monitorimit, vlerësimit dhe nxjerrjes së mësimeve (MEL), për të garantuar e siguruar cilësinë e projektit.

Projekti ka filluar në Shtator 2019, dhe do të zgjasë deri në Mars 2022.

Për më shumë informacion mbi Projektin, ju mund të kontaktoni British Council, tek adresa : edis.agani@ks.britishcouncil.org