The Living Room of the Future

Këtë Nëntor, ne bashkuam një grup të rinjsh kreativ nga Ballkani Perëndimor për të marrë pjesë në hartimin e të ardhmes së transmetimit duke punuar me BBC, Databox dhe Fondacionin e Teknologjisë per Art dhe Kreativ (FACT). Si pjesë e programit të PlayUK, nga 2 deri në 4 Nëntor ne do të organizojmë workshop-in ‘The Living Room of the Future’, mbajtur në forumin e inovacionit rajonal ‘ Sarajevo Unlimited’, një platformë për të rinjtë dhe talented e reja, të organizuara nga qendra e biznesit dhe inovacionit ‘Networks INT’.

Tematika si e ardhmja e medias, tregimi i historike apo Object-Based Media (OBM) u prezantuan drejt audiencës, me fjalimin e Ian Forrester dhe BBC Blue Room.

Dy pjesëmarrësve të përzgjedhur iu dha mundësia të vazhdonin punën e tyre përmes programit tre-javor të qëndrimit në Mbretërinë e Bashkuar, me ndihmën e trajnerëve me të cilët ata kanë punuar gjatë workshop-it. Gjatë kësaj kohe, ata vizituan Liverpool, Manchester-in dhe Nottingham-in dhe ishin organizuan takime dhe bashkëpunuan me ekspertë nga kompanitë kryesore në fushën e mediave të reja - BBC, FACT dhe Databox.

Programi do të fillojë në Maj 2018 me demonstrim eksperimental bazuar në një skenar të 'jetesës familjare' që do të jetë një eksperiment 'i gjallë' në përvojën e OBM duke kapur gjithashtu të dhëna në kohë reale në përvojën e shikimit digjital. Kjo eksperiencë emocionuese kinematografike interaktive do të ekspozohet në FACT, në Liverpool, Mbretërinë e Bashkuar nga 4 deri më 8 Maj. Lexoni më shumë dhe regjistrohuni në faqen e internetit FACT.

18 pjesëmarës, të përfshirë në industrinë e produksionit të filmit dhe programimit, patën mundësinë për të parë me detaje risinë në teknologjinë e medias së të ardhmes.
Trainerët nga Mbretëria e Bashkuar ndajnë eksperiencën dhe njohuritë e tyre rreth të ardhmes së trasmetimit, privatësisë e të dhënave.
BBC Blue Room ishte një mundësi e mirë për vizitorët e Sarajevo Unlimited për të parë teknologjitë më të fundit për vëzhgim dhe krijimin e përmbajtjes.
Ian Forrester, producent nga BBC, mbajti një fjalim dhe shpjegoi informacion të detajuar rreth të ardhmes së trasmetitmit.
Mladen Rakonjac (majtas) dhe Ilija Tiricovski (djathtas) janë pjesëmarrësit e përzgjedhur që kanë udhëtuar në Mbretërinë e Bashkuar për një qëndrim tre-javor për ta bërë idenë e tyre realitet.

Vegëza të jashtme