Mënyra më e thjeshtë për të provuar aftësitë tuaja

Bashkohuni me miliona njerëz në mbarë botën dhe bëni testin  Arritjet në Anglisht  për të mësuar aftësintë tuaja në gjuhën angleze si dhe për të përmirësuar rezultatet  tuaja në vetëm 40 minuta. Ju mund të zbuloni nivelin tuaj, të ndani rezultatet tuaja me miqtë ose të blini një çertifikatë.

Pse të bësh testin Arritjet në Anglisht?

Arritjet në Anglisht është një test i shpejtë dhe i saktë i nivelit tuaj në anglisht. Testi vlerëson aftësitë tuaja në gramatikë, fjalor, lexim dhe dëgjim dhe mund të përdoret për vetë-përmirësim, për të vërtetuar nivelin tuaj tek një punëdhënës ose për t'u përgatitur për një test tjetër siç është IELTS.

SI FUNKSIONON TESTI ARRITJET NË ANGLISHT

  • Bëni një test falas në më pak se 40 minuta.
  • Merrni rezultatin tuaj menjëherë. 

RRETH TESTIT ARRITJET NË ANGLISHT

Testi përmban një përqindje pikësh për secilën nga katër aftësitë. Ai vlerëson nivelin tuaj midis A2 (Elementar) dhe C1 (I Avancuar) në KPERG (Kuadri i Përbashkët Evropian i Referencës për Gjuhët)

PAS KRYERJES SË TESTIT, JU MUND TË:

  • përdorni rezultatet tuaja në një eksplorues interaktiv
  • blini një çertifikatë për të treguar arritjen tuaj
  • ngarkoni çertifikatën tuaj në LinkedIn ose t'i dërgoni një kopje punëdhënësit tuaj
  • kontrolloni përmirësimin tuaj ndërsa përgatiteni për një provim
  • eksploroni kurse të mëtejshme duke përdorur rekomandime të personalizuara të të mësuarit. 

MERRNI VLERËSIME NGA TESTI JUAJ

Ju do të keni mundësinë të blini një çertifikatë për të vërtetuar nivelin tuaj tek një punëdhënës.

Bazuar në rezultatet tuaja, testi Arritjet në Anglisht gjithashtu do të rekomandojë kurse të tjera të Këshillit Britanik, në mënyrë që të zhvilloni më tej aftësitë tuaja në anglisht.

Vegëza të jashtme