Online teaching resources image
Online teaching resources image

Resurse falas për mësimdhënie të gjuhës angleze 

Nëse jeni mësimdhënës i gjuhës angleze apo profesionist i mësimdhënies së gjuhës angleze, Këshilli Britanik ka shumë material falas për të përkrahur punën tuaj. 

Ju mund të shkarkoni plane mësimi falas dhe material për klasë, të merrni këshilla, artikuj dhe informata lidhur me zhvillimin profesional, konferencat dhe kualifikimet, Gjithashtu mund të bashkëngjiteni në diskutime grupore dhe të qaseni në materialin trajnues. 

Vizitoni uebsajtin ‘MësimidhëniaAnglisht’ për më shumë resurse dhe material. 

Planet mësimore

Nëse jeni mësimdhënës i gjuhës angleze që kërkon material, Këshilli Britanik mund të ju ndihmojë me plane mësimore të azhurnuara rregullisht dhe me material klasor. Gjeni më shumë informata lidhur me planet mësimore.

Resurset për mësimdhënie të anglishtes

Nëse jeni mësimdhënës i ngarkuar me punë i gjuhës angleze apo trajnues që kërkon përkrahje dhe material zhvillues për klasën tuaj, ne mund të ju ndihmojmë me koleksion të materialit falas, të azhurnuara rregullisht në uebsajtin e Këshillit Britanik për mësimdhënës.  Gjeni më shumë informata lidhur me Resurset për mësimdhënie të anglishtes.

Artikujt

Nëse jeni mësimdhënës i gjuhës angleze dhe dëshironi të zhvilloni të kuptuarit e metodologjisë dhe praktikave të mësimdhënies, Këshilli Britanik mund të ju ndihmojë me artikuj të azhurnuar rregullisht.

Aktivitetet klasore

Nëse jeni mësimdhënës i gjuhës angleze që kërkoni material, ne mund të ju ndihmojë me aktivitetet tona klasore të azhurnuara rregullisht.

Letërsia në mësimdhënie të gjuhës angleze

Nëse jeni mësimdhënës i gjuhës angleze që kërkoni material në lidhje me letërsi, ne mund të ju ndihmojmë me tekste, material për aktivitete dhe për dëgjim.  Gjeni më shumë informata lidhur me këto resurse për të ju ndihmuar në mësimdhënie duke përdorur letërsinë në klasë.

Kurse trajnimi për mësimdhënës

Këshilli Britanik ofron një gamë kursesh trajnimi për mësimdhënës të cilat së shpejti do të jenë online. Këto mbulojnë fushat si mësimdhënia primare dhe sekondare, teknologjitë e mësimdhënies dhe shumë tema tjera. Për më shumë informata vizitoni faqet e trajnimit për mësimdhënës të Këshillit Britanik.