'Teaching for Success' është një qasje integruese në përmirësimin e kualitetit të mësimdhënies dhe nxënies në sistemet arsimore

Qeveritë, institucionet arsimore dhe agjencitë ndërkombëtare mundësojnë vazhdimisht zhvillimin profesional të mësimdhënësve. Ne kemi zhvilluar 'Teaching for Success' për t'ju ndihmuar në përmirësimin e kualitetit të mësimdhënies dhe nxënies në sistemin tuaj arsimor.

Lexoni tutje që të mësoni më shumë për 'Teaching for Success' dhe si mund t'ju ndihmojmë.

KORNIZA E RE E ZHVILLIMIT TË VAZHDUESHËM PROFESIONAL TË MËSIMDHËNËSVE (ZHVP)

Zhvillimi i vazhdueshëm profesional efektiv qëndron në zemër të 'Teaching for Success'. Qasja jonë posedon feksibilitetin e përmbushjes së kërkesave specifike të qeverive dhe nevojave të mësimdhënësve në klasat e tyre.

  • Shkarkoni pasqyrën e kornizës së (ZHVP) 
  • Shkarkoni shikimet bashkëkohore në (ZHVP)

Të gjithë mësimdhënësit në botë, duhet të kenë mundësi kualitative të zhvillimit të vazhdueshëm profesional, të cilat mundësojnë përmirësimin e punës së tyre dhe suksesin e nxënësve.

SHARKONI MATERIALE FALAS PËR MËSIMDHËNËS DHE EDUKATORË

Teaching for Success' përfshinë një spektër të gjërë mundësish mësimi për mësimdhënës dhe edukatorë, prej kurseve dhe kualifikimeve formale për trajnim të mësimdhënësve, krijimit të rrjeteve dhe komuniteteve të praktikës, deri te aktivitetet tjera joformale të ZHVP. Të gjitha këto munden të kombinohen që t'ju përshtaten nevojave tuaja. Mësoni më shumë dhe shkarkoni materiale falas.

ZHVILLIM PROFESIONAL PËR MËSUES TË TË GJITHA LËMIVE

Teaching for Success' është relevante për mësimdhënës të të gjitha lëndëve mësimore dhe përfshinë teknologji e cila u përshtatet mësimdhënësve dhe kontekstit të tyre. Ka një fokusim special në mësimdhënien e Gjuhës Angleze. Korniza përfshinë trajnime të kualitetit të lartë për mësimdhënës dhe materiale për zhvillim e sidomos për mësimdhënës të Gjuhës Angleze.

BENEFITET PËR SISTEMIN E ARSIMIMIT, MËSIMDHËNËSVE DHE NXËNËSVE

Teaching for Success' do të përmirësoj sistemin tuaj të arsimimit, do ta bëjë atë më modern dhe më efektiv. Trajnimet dhe zhvillimet tona profesionale ju ndihmojnë mësmidhënësve që të përmirësojnë punën e tyre në klasë dhe të nxjerrin suksese më të mira nga nxënësit. I përkrah mësimdhënësit në marrjen e përgjegjësisë për zhvillimin e tyre profesional.

EKSPERIENCË DHE EKSPERTIZË

Qasja jonë bazohet në ekspertizën ndërkombëtare shumëvjeçare të British Council dhe shumë viteve eksperiencë në ndihmën e ofruar qeverive që të përmirësojnë mësimdhënien dhe nxënien në sistemet e tyre të arsimimit.

Vegëza të jashtme