Ekipi ynë për shërbime të klientëve tanë jep informata dhe udhëzime për British Council si dhe projektet e aktivitetet tona
Kontakti me ekipin tonë për shërbime të klientëve është falas, por ekzistojnë edhe produkte dhe shërbime të cilat mund të ju rekomandojmë, të cilat janë me pagesë.
Si të bëni ankesë
Nëse dëshironi të bëni ankesë, mund ta bëni përmes email-it, letrës ose telefonit. Sidoqoftë, ne ju inkurajojmë që ankesën ta bëni me shkrim. Të gjitha ankesat duhet të bëhen brenda 90 ditëve nga dita kur ka ndodhur ngjarja ose data kur keni vënë re një çështje të caktuar.
JASHTË MBRETËRISË SË BASHKUAR
Na kontaktoni.
NË MB
Kontaktoni Shërbimin e Klientëve të British Council në MB:
Telefoni: +44 (0)161 884 0291
Email: Plotësoni formularin online në www.britishcouncil.org/contact
Shkruani:
British Council Customer Service UK, Bridgewater House, 58 Whitworth Street, Manchester M1 6BB, UK
Ju lutem keni parasysh se ne mund të diskutojmë vetëm informata personale dhe të mirremi me ankesa të klientëve, për shembull, një nga kandidatët tonë të provimeve apo me një përfaqësues zyrtar nga një organizatë e caktuar i/e cila janë të inkuadruar në një projekt të British Council.
Mund të inkuadroni edhe një palë të tretë që të flet në emër tuajin, që mund të jetë ndonjë person ose organizatë. Pala e tretë mund të jetë edhe ndonjë organizatë këshilldhënëse; profesionistë si avokatë apo mësimdhënës profesional; anëtarë të familjes ose miq. Në këto raste, do të duhet të paraqitnin pajtim me shkrim që të përfaqësoheni nga një palë e tretë. Më shumë informata lidhur me këtë mund të merrni atëherë kur të na kontaktoni lidhur me ankesën tuaj.
Si të bëni një ankesë për një shkelje serioze
Përdorni Safecall për të na treguar nëse jeni dëshmitarë ose përballeni me veprime në mjediset e British Council, ose nga punonjësit, partnerët ose klientët e British Council të cilat:
- prekin sigurinë e fëmjëve ose të të rriturve vulnerabël
- përbëjnë ngacmim
- mund të jenë mashtruese.
Mos kontaktoni Safecall nëse ankesa juaj ka të bëjë me rimbursime të vonuara, ose kerkesa/ankesa të tjera që lidhen me procedurat apo vendin ku zhvillohen provimet. Për këtë, ju lutemi të ndiqni procesin e ankesave në krye të kësaj faqeje. Kjo do të na lejojë të trajtojmë me përparësi çështjet që prekin sigurinë e personave dhe po ashtu të menaxhojmë ankesën tuaj sa më shpejt.
Safecall është një mënyrë e pavarur dhe fshehtë që ju të raportoni shqetësimet tuaja. Ajo është e disponueshme në mbarë botën në disa gjuhë.
Ju mund të kontaktoni Safecall me telefon ose përmes formularit nga interneti. Mund të zgjidhni të ruani anonimatin.
Ne e vlerësojmë mendimin tuaj
British Council është organizatë e përkushtuar të ofrojë shërbime transparente, me cilësi të lartë dhe me qasje për të gjithë, dhe shpresojmë që me ne të keni përvoja të shkëlqyeshme. Ne duam të dëgjojmë se cilat janë komentet dhe sugjerimet tuaja për shërbimet tona në rastet kur keni kontaktuar me ne apo kur keni përdorur produktet dhe shërbimet tona.
Poashtu ndonjëherë gjërat nuk shkojnë si duhet, kështu që në këto raste përdoret politika jonë e ankesave. Nëse keni ndonjë koment apo ankesë ne ju inkurajojmë të flisni me ne, sepse në këtë mënyrë mund të mësojmë nga gabimet dhe të i përmirësojmë shërbimët tona ku është e mundur.
Si do të veprojmë
Pa marrë parasysh se lidhur me çka jeni ankuar, ku gjindeni apo si na kontaktoni, ankesa juaj do të trajtohet seriozisht dhe në mënyrë transparente. Synojmë që ankesa juaj të trajtohet brenda tri ditëve të punës dhe të zgjidhet plotësisht brenda dhjetë ditëve. Kur flitet për raste më komplekse ose kur ankesa juaj ka eskaluar, mund të zgjasë koha derisa të arrihet deri të një zgjidhje e duhur për ju. por në këto raste ne do të ju mbajmë të informuar vazhdimisht.
British Council synon që t’i zgjidhë ankesat aty ku mundet, dhe ne punojmë që të ofrojmë zgjidhje të shpejta dhe korrekte. Në këto raste do të ju sqarojmë se çka nuk shkoi si duhet dhe pse, dhe do të marrim masa që ta tejkalojmë problemin.
Ndonjëherë, varësisht nga situata, mund të kërkojmë vetëm falje por do ta marrim parasysh ankesën tuaj për të bërë rekomandime për përmirësime në të ardhmen.
Si trajtohet ankesa juaj
Synojmë të zgjidhim sa më shumë çështje që është e mundur momentin që na kontaktoni. Stafi ynë kontaktues do të mundohet të ju ofrojë zgjidhje aty ku është e mundur, por ai ose ajo do të duhet të konsultohet me kolegë të tjerë që të bëjë këtë të mundur.
Në disa raste mund të merrni përgjigje nga personi ose departamenti përgjegjës për aspektin përkatës të punës tonë. Ndërsa në rastet kur ankesa juaj është më serioze, nëse mbeteni të pakënaqur me konkludimin tonë atëherë ankesa juaj mund të shkojë edhe në instanca më të larta. Më shumë detaje lidhur me këto do të ju ipen kur fillojmë të trajtojmë ankesën tuaj.
Metodat
Principi i përgjithshëm që ne ndjekim është që personit i cili ankohet duhet të i sigurohet mundësia që ai/ajo të ndjejë vehten si mos të kishte ndodhur asnjë problem.
Qëllimi ynë është që të ofrojmë zgjidhje praktike aty ku është e mundur. Kur gjërat nuk shkojnë si duhet, ne synojmë që:
- Sinqerisht të kërkojmë falje dhe të marrin përgjegjësi
- Të pranojmë dhe sqarojmë se cili është problemi
- Të mundohemi që të zgjidhim problemin pa vonesë
- Të mësojmë nga ankesat për t’i përmirësuar shërbimet tona
Konfidencialiteti
Ankesa juaj do të trajtohet me konfidencialitetitn më të lartë sipas politikës tonë globale për Siguri të Informacionit dhe Privatësisë. Informatat tuaja personale do të ndahen vetëm brenda organizatës vetëm atëherë kur është e nevojshme që ankesa juaj të hetohet për të u ofruar zgjidhja e duhur.
Sipas ligjit britanik të mbrojtjes të të dhënave, ju keni të drejtë të kërkoni kopjen e informatave që kemi për ju, si dhe keni të drejtë të kërkoni që çfarëdo gabimi lidhur me ato informata të përmirësohet.
Për më shumë informata lidhur me këtë, ju lutem na kontaktoni ose vizitoni uebfaqen tonë: www.britishcouncil.org/privacy
Rishikimi i jashtëm
Nëse ankesa juaj është e natyrës serioze dhe ka arritur nivelin me të lartë të brendshëm, kur ju përgjigjemi atëherë do të ju informojmë se si mundeni të përdorni ndonjë palë tjetër hetuese për rastin tuaj, nëse keni mbetur të pakënaqur me përgjigjen tonë. Rezulton nga një rishikim i fundit.
Mundësitë tjera
Nëse nuk mund të ju ofrojmë përgjigje direkte, atëherë do të ju udhëzojmë te ndonjë kolegë në organizatë që mundet të ju jap përgjigje. Nëse keni ndonjë pyetje konkrete por nuk dini me kë të bisedoni, ne mund të ju mundësojmë kontakt me personin apo ekipin e duhur. Stafi ynë është i trajnuar të përdorë anglishten e thjeshtë, duke synuar që informata që ipet të jetë sa më e qartë që është e mundur. Poashtu, mund të japim informata edhe në metoda të veçanta si në alfabetin Braille, nëse është e nevojshme.