ELTons 2022, image

Thirrja për aplikim për çmimet ELTons 2022 është e hapur!

Në dy vitet e fundit a keni përpunuar ndonjë produkt inovativ, publikim ose shërbim për ligjërim ose mësim të gjuhës angleze?

Këtë vit shënohen 20 vite nga ekzistimi i ELTons, çmimet e vetme ndërkombëtare, të cilat u japin mirënjohje inovacioneve më të reja në mësimin dhe ligjërimin e gjuhës angleze, por edhe kreatorëve që qëndrojnë prapa tyre. Afati për paraqitje përfundon të enjten, 17 mars.

ELTons 2022 e filloi kërkimin e mënyrave më të theksuara dhe më inspiruese për ligjërimin dhe mësimin e gjuhës angleze në dy vitet e kaluara. Çmimet për vitin 2022 do të japin respekt për zgjuarësinë e shkëlqyer dhe gjenialitetin e atyre që gjetën mënyra revolucionare se si t’i tejkalojnë pengesat në arsim gjatë pandemisë.

Këshilli Britanik është në kërkim të orëve më inovative drejtpërdrejt (live), kurse onlajn, aplikacione, platforma dhe projekte që kanë dalë nga pandemia, si dhe mënyra të reja për mbështetje të zhvillimit dhe mirëqenies së arsimtarëve, ELTons e përcjell gjithashtu nga afër zbatimin e teknologjive më moderne, të cilat mundësojnë ligjërim të cilësisë së lartë dhe mësim të gjuhës angleze përmes, për shembull, inteligjencës artificiale, realitetit virtual dhe njohjes së të folurit.

Finalistët e çmimeve në vitin 2021 përfshinin mësim të gjuhës në 3D botë të jashtëzakonshme, TV seriale origjinale të dedikuara për ata që mësojnë gjuhë angleze dhe qasje të reja për mëuesit, të cilët ndihmojnë që të mbahet vëmendja e nxënësve.

ELTons e vazhdon punën e Këshillit Britanik në krijimin e mundësive globale në arsim, art, kulturë dhe gjuhë angleze. Në vitin 2021, kanë arritur mbi 180 aplikime nga 55 vende për projekte, të cilat i janë dedikuar sfidave të rëndësishme globale të ndërlidhura me ndryshimet klimatike dhe pabarazinë në arsim. Këshilli Britanik do të kujdeset që çmimet të jenë gjithëpërfshirëse, ta pasqyrojnë diversitetin e gjerë të arsimit në gjuhën angleze në mbarë botën dhe të promovojnë qëndrueshmëri ekologjike.

Gjithsej janë pesë kategori të çmimeve:

  1. Cilësi e lartë e inovacionit digjital
  2. Inovacion në resurset për nxënësit
  3. Inovacion në resurset për mësuesit
  4. Cilësi e lartë e inovacionit në kurs 
  5. Cilësi e lartë e inovacionit lokal

Përveç aplikimit për inovacion për një nga pesë kategoritë kryesore të çmimeve ELTons, pjesëmarrësit mund ta paraqesin inovacionin e tyre edhe për dy mirënjohje speciale: Barazi, diversitet dhe përfshirje (EDI) dhe Qëndrueshmëri e mjedisit jetësor dhe aksionit klimatik.

Aplikimi është i hapur deri të enjten, 17 mars, ora 23.59. Këtu mund të mësoni më tepër për atë se si të aplikoni dhe ta dorëzoni inovacionin tuaj.