About us
About us image

Ne mbështesim paqen dhe prosperitetin duke ndërtuar lidhje, mirëkuptim dhe besim midis njerëzve në Mbretërinë e Bashkuar dhe vendeve në mbarë botën.

Ne kombinojmë në mënyrë unike ekspertizën e thellë që Mbretëria e Bashkuar ofron në art dhe kulturë, arsim dhe gjuhën angleze, me prezencën dhe marrëdhëniet tona globale në mbi 100 vende, me aksesin tonë të pashembullt me të rinjtë e influencuesit me idetë tona krijuese.

Ne punojmë drejtpërdrejt me individë për t'i ndihmuar ata të fitojnë aftësitë, besimin dhe lidhjet për të transformuar jetën e tyre për një botë më të mirë në partneritet me Mbretërinë e Bashkuar. Ne i mbështesim ata për të ndërtuar rrjete dhe për të eksploruar ide kreative, për të mësuar anglisht, për të marrë një arsim të cilësisë së lartë dhe për të fituar kualifikime të njohura ndërkombëtarisht.

Ne veprojmë në Kosovë që nga viti 1999. Në Kosovë, ne punojmë çdo vit me mijëra studentë, mësues, politikë-bërës, akademikë, hulumtues, njerëz kreativë dhe sipërmarrës.

Puna jonë në Kosovë

Në 14 vjetët e fundit pas përfundimit të konfliktit, Kosova ka arritur progres të dukshëm në themelimin e bazave të shoqërisë demokratike dhe ekonomisë së udhëhequr nga tregu. Pas gati një dekade të administrimit të KB-ve, Kosova u bë e pavaruar në vitin 2008. Shtatori i vitit 2012 ka shënuar fundin e “pavarësisë së mbikëqyrur”. Grupi Ndërkombëtar Drejtues (ISG) i përbërë prej 25 shteteve, i themeluar në vitin 2008 të udhëzojë zhvillimin demokratik, të promovojë qeverisje të mirë, multi etnicitet dhe sundim të ligjit, shpalli planet e veta – me përkrahje të pasuar nga Parlamenti – për të mbyllur Zyrën Civile Ndërkombëtare (ICO), që deri atëherë ishte autoriteti i fundit në lidhje me interpretimin e Propozimit për Marrëveshje Gjithëpërfshirëse (Plani Ahtisaari).

Në përvjetorin e pestë të pavarësisë,u arrit një marrëveshje e ndërmjetësuar nga BE-ja me synim normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi. Marrëveshja konsiderohet të jetë një prej pikave finale në rrugën e vendit drejt stabilizimit politik. Marrëveshja u referua si “marrëveshje historike” nga BE-ja, jo vetëm për marrëdhëniet Kosovë-Serbi, por për të gjithë rajonin e  Ballkanit perëndimor dhe për Bashkimin Evropian. Besohet se marrëveshja do të hapë kapituj të ri për të dyja vendet drejt përafrimit drejt BE-së. Në rastin e Kosovës kjo do të thotë fillimi i Procesit të Stabilizim Asociimit (SAP).