Why partner with us
Why partner with us image

Të bërit partner me ne mund të nënkuptojë çdo gjë prej sponsorimit të thjeshtë të një ngjarjeje deri në bashkëpunimin afatgjatë. Bashkimi i forcave me Këshillin Britanik u sjell partnerëve tanë beneficione të prekshme. Na kontaktoni për të marrë më shumë informata. 

Arsyet pse të bëheni partner me ne:

Qasja në rrjetin tonë global

Për më shumë se 75 vite, ne kemi krijuar lidhje ndërmjet MB-së dhe vendeve tjera. 

Kjo na mundëson të ndërtojmë marrëdhënie të mira me udhëheqës qeveritarë, politik bërës, këshilltarë të lartë dhe publikun e gjerë. 

Puna jonë mbulon arsimin, shoqërinë dhe artet dhe ne jemi në gjendje të ju lidhim me rrjetin global të ekspertizës në secilën prej këtyre fushave. 

Aktivitetet tona dhe ekspozimi shpesh tejkalojnë kufijtë shtetërorë, duke u mundësuar partnerëve tanë që të çojnë aktivitetet e tyre në nivel ndërkombëtar. 

Ndikimi jonë global

Ne lidhim njerëzit në mbarë botën me mësim dhe ide creative që të ndërtojmë marrëdhënie fitimprurëse për të dy palët ndërmjet njerëzve në MB dhe pjesës tjetër të botës. Nëse kompania juaj apo organizata ka politika që të lidhë marrëdhënie në Kosovë përmes përkrahjes për artin, arsimin apo përmes programeve inovative të përgjegjësisë sociale, Këshilli Britanik mund të ndihmojë.

Ne kemi përvojë të gjerë. Globalisht ndërmjet viteve 2011 dhe 2013:

  • kemi punuar me 15,390 udhëheqës të qeverive, bizneseve dhe udhëheqës shoqëror në mbarë botën,
  • kemi pas 19.8 milion njerëz që kanë marrë pjesë në ngjarjet tona;
  • kemi 427,000 mësimdhënës të lartë dhe akademikë,
  • 19,0000 vullnetarë kanë marrë pjesë punët tona të rinisë dhe shoqërisë civile dhe 294,000 nxënës kanë mbajtur 1.3 milion orë mësimi në shkollat tona të anglishtes. 

Angazhimi i audiencës së re

A ka ndonjë audiencë që Këshilli Britanik mund të ju ndihmojë të arrini?

Bëhuni partner me Këshillin Britanik dhe ne mund të ju ndihmojmë të angazhoheni me audiencën e synuar, siç janë studentët apo profesionistët e rinj. Kur ju të sponsoroni një ngjarje, ekspozitë apo program përmes Këshillit Britanik, ju do të përfitoni nga ekspertiza dhe infrastruktura jonë e plotë e marketingut online dhe offline. Ne po u ndihmojmë kompanive duke filluar nga avio kompanitë deri tek bankat që me efikasitet të promovojnë produktet e shërbimet e tyre. 

Avanconi markën tuaj

Marka e Këshillit Britanik është e besuar në mbarë botën dhe paraqet më të mirën që MB-ja ka për të ofruar. Për më shumë se 75 vite ne u kemi ndihmuar njerëzve dhe organizatave në mbarë botën 

Marka jonë është e bazuar në vlerësimin e njerëzve, integritet, reciprocitet, kreativitet dhe profesionalizëm. Këto vlera përforcojnë gjithçka që ne bëjmë. 

Nëse po mendoni të sponsoroni, të bëheni pjesë e markës apo partner zyrtar, ne mund t’i shtojmë vlera markës tuaj. Përmes kanaleve që përfshijnë ngjarje, fushata përmes internetit dhe medieve sociale, ne gjithashtu mund të promovojmë markën tuaj në nivel kombëtar apo ndërkombëtar. 

Arrini synimet tuaja të PShK-ve

Ne mund të lidhim ekspertizën tonë në udhëheqjen e programeve me orientim social për të ju ndihmuar të arrini objektivat tuaja për Përgjegjësi Shoqërore të Korporatave (PShK). Nga zhvillimi dhe promovimi i programit për ndërtim të marrëdhënieve dhe arritjes së blerjes së aksioneve nga punëtorët, ne do të shërbejmë si partner i plotë në sigurimin që përpjekjet tuaja janë efikase. 

Një linjë e rëndësishme e partneriteteve të PShK-ve është angazhimi dhe motivimi i personelit në kompanitë tona partnere. 

Personeli i përfshirë në aktivitetet tona PShK shpesh raportojnë një ndjenjë të fortë të “kthimit të diçkaje” dhe të të qenit pjesë të një organizate të përgjegjshme nda shoqërisë. Me markën tonë të besueshme në gjithë globin, ne kemi mundësinë të promovojmë profilin tuaj të PShK-së si në nivel kombëtar ashtu edhe në atë ndërkombëtar.