Këshilli Britanik në Kosovë organizon një sërë provimesh profesionale dhe universitare që u mundësojnë profesionistëve të rinj të zhvillojnë dhe avancojnë karrierat e tyre. Këto provime të njohura ndërkombëtarisht janë shpesh kërkesa të pashmangshme nga kompanitë dhe institucionet për punëtorët e rinj dhe ata ekzistues.
Nëse dëshironi të mbani provimet me universitet, institucion apo kolegj nga MB, dëshironi të përfundoni studimet apo të thelloni edhe më tej njohuritë tuaja, Këshilli Britanik në Kosovë ofron mundësinë ideale për ju që të arrini këtë. Si trup zyrtar dhe i autorizuar në Kosovë, Këshilli Britanik është një lidhje edukative ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar.
Shërbimet ekzaminuese të Këshillit Britanik në Kosovë:
- Të sigurohet që rregulloret e të gjitha trupave ekzaminues dhe institucioneve arsimore respektohen në mënyrë rigoroze,
- të garantojë pranim dhe ruajtje të sigurt të dokumenteve të provimit,
- të ofrojë akomodim dhe mbikëqyrje të kualifikuar në vendin e ekzaminimit,
- të garantojë kthim të sigurt të skripteve të kompletuara siç udhëzohet nga trupi ekzaminues (zakonisht nga ndërlidhësi ndërkombëtar);
- të lajmërojë kandidatët për rezultatet, kur kërkohet.