Job opportunites

Momentalisht nuk ka vende të lira pune në Këshillin Britanik

Puna për Këshillin Britanik ju ofron mundësi unike që të përfitoni përvojë dhe të zhvilloni aftësitë tuaja në organizatë moderne që ndryshon shpejtë, me influencë dhe ndikim në mbarë botën. Vendet e punës në Këshillin Britanik ofrojnë fushëveprim për shkathtësi mendore, iniciativë dhe kreativitet në një ambient stimulues dhe përkrahës. 

Cilat janë prospektet afatgjatë për karrierë?

Ju do të inkurajoheni të menaxhoni karrierën tuaj. Çfarëdo që është fusha juaj dhe niveli i punës, vendi i punës në Këshillin Britanik është mundësi unike për të zhvilluar aftësi shumë të transferueshme të cilat do të ju shërbejnë edhe nëse synoni të largoheni nga organizata më vonë. 

Termat dhe kushtet e shërbimit

Kandidatëve të suksesshëm u ofrohet emërimi me kontratë me afat të caktuar. Kohëzgjatja e kontratës përcaktohet nga natyra e vendit të punës që duhet plotësuar. Ju lutemi referohuni te Roli i Profilit të vendit të shpallur të punës në mënyrë që të mësoni më shumë lidhur me Termat dhe kushtet specifike të pozitës së shpallur të punës. 

Puna vullnetare dhe puna praktike

Ne ofrojmë mundësi për punë vullnetare dhe punë praktike për studentët dhe individët tjerë të interesuar të zhvillojnë aftësi profesionale dhe të marrin përvojë në Këshillin Britanik.  Ju lutem na kontaktoni për më shumë informata.

Mundësitë e barabarta

British Council është i përkushtuar në politikën e mundësive të barabarta, andaj ne mirëpresim aplikues nga të gjitha shtresat e komunitetit. Ne punojmë që mos të ketë diskriminim në baza gjinore, të moshës, fesë apo besimit, aftësive të kufizuara, orientimit seksual apo në baza tjera.

Mbrojtja e fëmijëve

Politika jonë për mbrojtjen e fëmijve është obligative për tërë stafin e British Council. Ne punojmë për mbrojtjen e fëmijëve. Aplikuesit do të vlerësohen edhe në përshtatshmërinë e tyre për të punuar me fëmijë.

Privatësia

Të gjitha aplikacionet do të trajtohen konform rregullave të politikës tonë të privatësisë të cilën mund ta lexoni online