Privacy and terms
Privacy and terms image

Ky seksion përmban informata lidhur me përdorimin e të gjitha uebsajteve të Këshillit Britanik si dhe detajet lidhur me politikat të cilat i ndjek Këshilli Britanik.

Këto terme të përdorimit dhe politika azhurnohen kohë pas kohe. 

Termat lidhur me përdorimin e këtij uebsajti 

Këshilli Britanik ka përcaktuar informata specifike në lidhje me mënyrën se si mund të përdorni këtë uebsajt. Këtu do të gjeni informata lidhur me mënyrën se si është dizajnuar ky uebsajt për të qenë i qasshëm nga secili. Ju gjithashtu do të gjeni informata lidhur me politikat për të drejtat autoriale dhe kuki dhe sit ë bëni një ankesë.

TERMET E PËRDORIMIT

Këshilli Britanik ka termat dhe kushtet e përdorimit të këtij uebsajti dhe vegëzat për në këtë sajt dhe nga ky sajt.

Ju mund të lexoni Termat dhe kushtet tona në tërësi në gjuhën angleze.

MUNDËSIA E QASJES

Ne kemi bërë të gjitha përpjekjet për ta bërë www.kosovo.britishcouncil.org lehtë të përdorshëm për secilin, pavarësisht nga shfletuesi që ju vendosni të përdorni, dhe pavarësisht se a shfrytëzoni ndonjë pajisje të veçantë apo jo për t’u qasur. 

Mund të lexoni më shumë informata në anglisht në uebsajtin e Këshillit Britanik lidhur me masat e qasjes.

BËNI ANKESË

Ne vlerësojmë mendimin tuaj. Ne shpresojmë ta bëjmë përvojën tuaj me Këshillin Britanik të shkëlqyeshme dhe mirëpresim komentet dhe sugjerimet tuaja si dhe detajet lidhur me kënaqësinë apo mos kënaqësinë lidhur me shërbimet që ju i keni provuar kur na keni kontaktuar apo keni përdorur ndonjë nga produktet tona apo shërbimet. Ne gjithashtu do të dëshironim të dëgjonim nëse ndonjë anëtar i personelit ju ka ofruar shërbime të jashtëzakonshme. 

Mund të lexoni politikën e plotë lidhur me shtrimin e ankesës në anglisht.

Politikat

Si organizatë për marrëdhënie kulturore, Këshilli Britanik ka politika që shpjegojnë mënyrat në të cilat sillemi për të mbrojtur privatësinë, fëmijët, ambientin si dhe mënyrat se si ofrojmë liri të informacionit dhe ofrojmë mundësi të barabarta.  

Çdo ofrim vendor për Këshillin Britanik në Kosovë do të shpjegohet në këtë seksion.

PRIVATËSIA 

Ne e shohim trajtimin e ligjshëm dhe të drejtë të informatës personale si gjë të rëndësishme për operimet tona të suksesshme dhe për mbajtjen e konfidencës së atyre me të cilët punojmë. Si e tillë kjo deklaratë do të aplikohet njëlloj për të gjitha zyrat tona, pavarësisht se ku ndodhen ato.  

Mund të lexoni politikën e plotë lidhur privatësinë në anglisht.

POLITIKA PËR MBROJTJEN E FËMIJËS

Këshilli Britanik pranon se kemi detyrën themelore të kujdesit ndaj të gjithë fëmijëve duke përfshirë detyrën e mbrojtjes së tyre nga abuzimi. Ne e arrijmë këtë përmes përputhshmërisë me ligjet e MB-së për mbrojtjen e fëmijëve dhe ligjet përkatëse në secilin vend ku operojmë, si dhe me zbatim të Konventës së Kombeve të Bashkuara për Drejtat e Fëmijës (UNCRC) 1989. 

Mund të lexoni politikën e plotë lidhur me mbrojtjen e fëmijës në anglisht.

POLITIKA PËR AMBIENT 

Këshilli Britanik është i përkushtuar në përmbushjen e standardeve të MB-së dhe standardeve ndërkombëtare për menaxhimin e ndikimit tonë në ambient. Ne pranojmë ndikimin e operimeve dhe aktiviteteve biznesore në ambient. Ne gjithashtu pranojmë kërcënimin e ndryshimit të klimës në prosperitet, drejtësi shoqërore dhe cilësi të jetës. Prandaj jemi të përkushtuar të menaxhojmë dhe të minimizojmë ndikimin tonë në ambient.  

Mund të lexoni politikën e plotë lidhur me ambientin në anglisht.

LIRIA E INFORMACIONIT 

Këshilli Britanik krenohet për kërkimin e mënyrave të reja dhe të hapura të angazhimit me komunitetin në mbarë botën. Në mënyrë që të ndërtojë integritet dhe besim, është e rëndësishme që të bëhemi shembull duke u hapur më shumë ndaj organizatave në botë.  

Mund të lexoni politikën e plotë lidhur lirinë e informacionit në anglisht.

MUNDËSITË E BARABARTA DHE DIVERSITETI 

Këshilli Britanik krijon mundësi ndërkombëtare për njerëzit e MB-së dhe ata të vendeve tjera dhe ndërton besim ndërmjet tyre në mbarë botën. Puna jonë përfshinë zhvillimin e marrëdhënieve me njerëz nga lëmi dhe kultura të ndryshme. Puna me efikasitet me diversitet dhe promovimi i barazisë së mundësive është pjesë thelbësore e punës sonë. 

Mund të lexoni politikën e plotë në anglisht për të gjetur se si ndërtojmë mundësi të barabartë dhe diversitet në programet dhe projektet tona dhe kë mund të kontaktoni për më shumë informata.