Nëse jeni profesionist që kërkoni të zhvilloni prospektet tuaja të karrierës, ne mund të ju ndihmojnë të mbani provime për të avancuar zhvillimin tuaj profesional.
Për të arritur ndonjë nga kualifikimet e mëposhtme, ju së pari duhet të regjistroheni me organizatën profesionale të cilën keni zgjedhur duke ndjekur procedurat specifike në uebfaqen e organizatës. Provimet zakonisht planifikohen nga organizatat drejtpërdrejt dhe ne shërbejmë si qendra e tyre ekzaminuese në Kosovë.
Tarifat dhe rregulloret e ekzaminimit
Ne ngarkojmë me tarifa vendore për të mbuluar kostot e ndërlidhura me administrimin e provimeve dhe dërgimin e skripteve nga korrieri. Këto tarifa paguhen drejtpërdrejt nga institucioni apo kandidatët, varësisht nga kërkesat e institucionit ekzaminues i klientit.
Tarifat vendore dallojnë varësisht nga bordi testues, kohëzgjatja e provimit, numri i kandidatëve që marrin pjesë në provim dhe në disa raste nga pjesa e tarifave të bordit, kur këto duhet të paguhen për institucionin klient nga Qendra jonë.
Kufizime
Këshilli Britanik dhe bordet ekzaminuese ndërmarrin të gjitha hapat për të ofruar vazhdimësi të shërbimeve. Ndihemi të sigurt se do të kuptoni, që ne nuk mund të mbahemi përgjegjës për ndonjë pengesë që shkaktohen nga rrethanat që nuk janë nën kontrollin tonë. Nëse ekzaminimi apo rezultatet e tij pengohen, anulohen apo vonohen, do të bëhet çdo përpjekje për të rinisur shërbimet normale sa më shpejt që të jetë e mundshme. Detyrimi i Këshillit Britanik do të jetë i kufizuar në kthimin e tarifës së regjistrimit apo ritestimit në një datë tjetër.