Terms and conditions
Terms and conditions image

Është me rëndësi që të lexoni dhe të pranoni Termat dhe kushtet e testimit IELTS kur të regjistroheni për testim: 

Ju gjithashtu mund të pranoni Termat dhe kushtet në Vërejtjen për kandidatë, e cila është e përfshirë në formularin e aplikimit. 

Termat dhe kushtet përmbajnë informata të rëndësishme, duke përfshirë detajet lidhur me:

  • Aranzhimet e ditës së testimit 
  • Çka mund të merrni me vete në dhomën e testimit 
  • Rregullat që duhet t’i ndiqni 
  • Sigurinë në testim
  • Çka mund të prisni nga procesi i rezultateve 
  • Procesin e anulimit 
  • Si i përdorim informatat tuaja 

Kur të nënshkruani deklaratën në formularin e aplikimit ju konfirmoni që e keni lexuar dhe kuptuar Termat dhe kushtet për testimin IELTS dhe se dakordoheni të i përmbaheni atyre. 

Ju lutem vini re:  

Siguria në testimin IELTS është i rëndësishëm për ne. Si një masë shtesë, të gjithë pjesëmarrësit do të duhet të fotografohen nga personeli administrativ i IELTS në ditën e testimit. Ju lutem sigurohuni që të konsultoni instruksionet lidhur me fotografimin të ofruara për ju pasi të keni bërë rezervimin për testimin tuaj.