Menaxher për Monitorim, Vlerësim dhe Mësim (MVM)
Ky rol do të bashkëpunoj ngushtë me këshilltarin e lartë rajonal për vlerësim dhe ekipën menaxhuese të projektit - në përkrahjen e projektit 'Përkrahja në Rritjen e Pavarësisë së Medieve'. Menaxheri (MVM) do të jetë përgjegjës për monitorimin e projektit dhe për të siguruar të dhëna kualitative dhe në kohë, poashtu sigurimin e vizionit strategjik të projektit, në mënyrë që aktivitetet të rezultojnë në arritjen e qëllimeve në mënyrë efikase dhe në kohën e caktuar.
Details
Lokacioni | Prishtinë,Kosovë |
---|---|
Kohëzgjatja | Caktimi i detyrës varet nga nënshkrimi i kontratës me donatorin. Kontratë me afat të caktuar- sipas kohëzgjatjes së projektit. |
Orari I punës | 40 orë në javë |
Afati I fundit | E Premte 13 Shtator 2019 |
Përshkrimi I postit
British Council po kërkon një kandidat me përvojë, i cili/e cila do të mbështesë zbatimin, monitorimin dhe vlerësimin e projektit.
Disa nga përgjegjësitë kryesore janë:
- Krijimi dhe mirëmbajtja e një sistemi efektiv monitorues i cili u përgjigjet nevojave informative të donatorit dhe të British Council
- Krijimi dhe mirëmbajtja e një sistemi efektiv monitorues i cili në mënyrë efektive ndërlidhë buxhetin e projektit me aktivitetet e planifikuara dhe prodhon raporte mujore
- Monitoron të gjitha aktivitetet dhe progresin drejt arritjes së qëllimeve të projektit
Si të aplikoni
Për të aplikuar, ju lutemi vizitoni portalin elektronik të rekrutimit të British Council dhe plotësoni formularin e aplikimit deri më 13 Shtator 2019. Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen.