Smiling brunette woman with her hands on her waist

Këtë vit tema për Ditën Ndërkombëtare të Grave është #ChooseToChallenge. Sapo kemi lancuar programin tonë të ri pilot të mentorimit. Pesëmbëdhjetë gra nga i gjithë Ballkani Perëndimor janë duke punuar me kolege me më shumë përvojë për të zhvilluar karrierat e tyre. 

Për të prezantuar programin tonë pilot të mentorimit, biseduam me Amra-n, një nga të mentoruarat tona nga Bosnje dhe Hercegovina, dhe mentoren e saj, gazetaren me përvojë nga Serbia, Masa Mileusic.

Pse aplikove për programin e mentorimit?

Aplikova për këtë program mentorimi sepse për një kohë të gjatë dëshiroja të bëja diçka për veten time që nuk lidhet drejtpërdrejt me organizatën time, por që lidhet drejtpërdrejt me punën time. Vetë fakti se e di se do të kem një mentore që ka më shumë njohuri, përvojë dhe shkathtësi dhe mund të më mësojë, ka një ndikim të madh në zhvillimin tim, si në karrierë dhe në aspektin personal. Dhe ky program ofron një mundësi të jashtëzakonshme për të pasur dikë që do të të dëgjojë në mënyrë aktive pa gjykime apo anime, gjë të cilën rrallëherë e gjejmë në ditët e sotme.

Çfarë dëshiron të arrish gjatë dy muajve të ardhshëm të programit të mentorimit?

Plani im për këtë program mentorimi është që të marrë sa më shumë nga mentorja ime. Do ta pyes për çdo gjë që më shqetëson në jetën time personale dhe profesionale. Plani im është që ta përdori këtë periudhë dymujore për të përfituar sa më shumë që të mundem për të arritur objektivat e mia SMART (strategjike, të matshme, të arritshme, reale dhe të targetuara) por edhe disa objektiva të tjera të përgjithshme që kryesisht reflektojnë në rritjen e shkathtësive të mia ndërpersonale. Një nga gjërat që do të mbulojmë dhe praktikojmë së bashku është - Si ta paraqesim një storie/ide? 

A u ndihmojnë programet formale të mentorimit femrave të tjera në fillim të karrierës së tyre në media?

Të punosh në media do të thotë të punosh në një mjedis shumë konkurrues. Një program mentorimi formal ndihmon në këtë drejtim sepse ndihmoheni nga një person me besim – një person që ka vite e vite përvojë me punën në media. Mentorja ime më ka ndihmuar tashmë të kuptoj se gjërat që unë vlerësoj në jetën time janë në ekuilibër. Më mësoi, dhe po më mëson, të gjitha gjërat që ajo ka bërë në karrierën e saj, gabimet dhe arritjet që unë të mund të kem një shembull të jetës reale se si të ndjek karrierën time dhe rrugën time në media që të zhvillohem profesionalisht dhe personalisht. Dhe për të cilën jam shumë mirënjohëse. Mentorimi është diçka që duhet të bëhet pjesë në çdo fushë të punës.

Nga përvoja juaj personale, a keni përjetuar pabarazi apo anim gjinor? Si e keni adresuar këtë çështje? Apo nuk e keni adresuar? 

Besoj se çdo grua ka përjetuar pabarazi ose anim në aspektin gjinor në një pikë të jetës së saj. Opinioni i përhapur në Ballkanin Perëndimor është se burrat mund ta bëjnë më mirë. Unë nuk pajtohem aspak me një nocion të tillë. Mungesa e vetëbesimit dhe kërcënimi i perceptuar se një grua mund të jetë e fuqishme, dhe që ka mundësinë për t’u bërë një vendimmarrëse, i jep jetë këtij nocioni keqësues ndaj grave. 

Personalisht kam përjetuar pabarazi dhe anim gjinor, por kryesisht në jetën time private. Zakonisht fillon me një shaka që të bën të ndihesh në siklet. Si e adresoj çështjen – komunikimi është çelësi! Në jetën time gjithmonë i kujtoj vetes se jam një grua a re e aftë, nuk ka asgjë në këtë botë që nuk mund ta bëj nëse punoj për të. Dhe askush nuk mund ta heqë këtë gjë nga ju. Është me rëndësi që të identifikoheni si një grua e fortë dhe e aftë. Dhe unë jam e tillë.

Sapo e keni nisur programin e mentorimit, por a do ta rekomandonit për të tjerat? 

Kurrë nuk është vonë të bëheni pjesë e një programi mentorimi! Pasi përfundojmë studimet dhe fillojmë të punojmë, ne disi harrojmë të punojmë për zhvillimin tonë jashtë punës. Mentorimi është një mënyrë e jashtëzakonshme për të rritur vetëbesimin, për t’u rritur personalisht dhe për t’u zhvilluar profesionalisht dhe për të mësuar aq shumë gjëra rreth jetës, punës, njerëzve dhe se si e gjithë kjo është e ndërlidhur.

Tema për Ditën Ndërkombëtare të Gruas këtë vit është #ChooseToChallenge dhe nga gratë kërkohet të vetëdijesohen kundër paragjykimeve, të ndërmarrin veprime për barazi dhe t’i gëzohen arritjeve të grave - çfarë hapa do të ndërmerrni ju personalisht për ta bërë këtë ? 

Nuk kam qenë asnjëherë dikush që ka “festuar” Ditën Ndërkombëtare të Grave në ndonjë mënyrë, por këtë vit vendosa të bëj diçka të veçantë. Meqë jemi të gjithë krijesa të medias sociale dhe unë jam shumë e dhënë pas tyre, hasa në një projekt shumë interesant. Më 8 mars do t’ia dërgoj fotografinë time “FEMINISTICKI KOLEKTIV FAKTIV” që ka temën “Pushimi i 8 marsit”. Ideja e këtij projekti me fotografi është rikrijimi i një udhëzimi nga një revistë e grave e vitit 1954  “Pushoni pas punës së lodhshme në një pozitë të shtrirë. Bëjeni shprehi të pushoni në këtë mënyrë çdo ditë gjysmë ore pas drekës”. Ideja e këtij projekti me fotografi është paraqitja e një gruaje në habitatin e saj natyral gjatë pandemisë. E gjej veten në këtë nocion për shkak të faktit se që nga viti i kaluar jam duke punuar nga shtëpia dhe kam mësuar se si grua mund të shkëlqej në punë, gatim, punët e shtëpisë, larje rrobash, blerjen e ushqimeve, pagesën e faturave - të gjitha në të njëjtën kohë! Prandaj pjesëmarrja ime në këtë projekt është një homazh i vetes sime për veten time që të mund të reflektoj për tërë barrën që unë mbaj sipër, me dëshirë.