Date
E Hënë 06 Dhjetor 2021 -
14:00 deri 16:00

Pas publikimit të ngjarjes sonë soft-launch, e cila ishte një dokumentar i shkurtër mbi pozicionin e Kosovës si një nga vendet e fundit në Evropë që burimi kryesor i energjisë është i varur nga qymyri, ne kemi diskutuar shumë gjëra, problemi është se një dokumentar i shkurtër kufizon diskutimin për shkak të kohës. Në këtë diskutim do të zbulojmë shumë probleme dhe mundësi në Kosovë dhe ku do të gjindemi në të ardhmen e afërt.

Kohëzgjatja: 2 orë

Biografia e pjesëmarrëses: Rinora Gojani është Menaxhere e Programeve dhe Operacioneve në Balkan Green Foundation. Ajo ka një përvojë të gjerë pune në kërkime, advokaci, ngritje kapacitetesh, angazhim në nivel qytetar dhe në rrugë bazë, mbledhje fondesh dhe menaxhim projektesh të fokusuara në zhvillimin e qëndrueshëm, demokratizimin, politikën e Ballkanit Perëndimor dhe proceset e integrimit në BE. Rinora ka një Diplomë Master në Politikat Evropiane, me fokus në politikën energjetike, nga Kolegji Universitar i Dublinit.

Moderatorët: Engjëll Berisha

Engjëll Berisha është një profesionist i gjithanshëm kulturor. Gjatë përvojës së tij 10 -vjeçare ai njihet si gazetar, artist dhe kurator. Gjatë katër viteve të fundit ai ka punuar si koordinator i përgjithshëm në Galerinë Kombëtare të Kosovës, si dhe ndihmës komisioner dhe koordinator në Pavijonin e Republikës së Kosovës në Bienalen e 58 -të të Venedikut në vitin 2019 për projektin e Alban Mujës “Family Album".