Date
E Mërkurë 13 Shkurt 2019 -
10:30 deri 11:30

Ekspozita ''Perceptime: Burrneshat'' u hap me date 25 janar në Galerinë Kombëtare të Kosovës, në Prishtinë, si ekspozita e tretë prej pesë ekspozitave rajonale në kuadër të projektit ‘Perceptime’ e cila o të përcillet me aktivitete të ndryshme gjatë periudhës një mujore sa do të zgjasë edhe ekspozita.

Ekspozita do të shfaqë artistet Britaneze: Madame Yevonde, Clare Strand, Abigail Lane, Rachel Whiteread, Camilla Løw, Anthea Hamilton, Laura Aldridge, Helen Chadwick, Tracy Emin, Sarah Lucas, Gillian Wearing,Elisabeth Price, Celia Hempton, Lubaina Himid në “bashkëbisedim” me artistet kosovare Alije Vokshi, Alketa Xhafa Mripa, Arbana Hajredinaj, Flaka Haliti, kolektivin HAVE IT, Rudina Xhaferi dhe Zake Prelvukaj.

Aktiviteti i radhës është ''Kafe me artisten'. Do të keni rast të pini kafen me artistin Lorik Sylejmanin i cili është nipi i artistes së parë grua ALIJE VOKSHI i cili do të jetë e pranishëm për ju që të ju rrëfejë rrugëtimin e tezës së tij në botën e artit. Sukseset dhe sfidat në karrierën e saj mjaft të pasur artistike. 

ALIJE VOKSHI

U lind në 1945 në Prishtinë. Studioi në klasën e maestros Milo Milunoviq, gjenerata 65/67 ndërsa përfundoi studimet në klasën e Profesor Akademik Nedeljko Gvozdenoviq, Akademia e Arteve të bukura në Beograd. Koha që e kaloi në Paris për hulumtim profesional la shumë mbresa tek karriera e saj e mëtutjeshme. Njihet si gruaja e parë në Kosovë që përfundoi studimet për art vizual ,si dhegruaja e parë që u angazhua si profesoreshë në Fakultetin e Arteve në Universitetin e Prisht¬inës. Veprimtaria e saj ngërthen pikturën dhe vizatimin, me portrete të fuqishme karakteri, si dhe peizazhe ekspresive. Ajo mori pjesë në shumë ekspozita kolektive si dhe organizoi ekspozita individuale në Kosovë dhe jashtë saj

Ky aktivitet organizohet me datë 13 Shkurt, ditë e mërkure, në Galerinë Kombëtare të Kosovës, në orën 10:30-11:30 

Gjatë ekspozitës është planifikuar një program i pasur, i cili nëpërmjet 4 debateve dhe diskutimeve synon të tërheqë një audiencë të re dhe ta transformojë Galerinë në një hapësirë debati. 

Jeni të mirëpritur!