Ekspozita ''Perceptime: Burrneshat'' u hap me date 25 janar në Galerinë Kombëtare të Kosovës, në Prishtinë, si ekspozita e tretë prej pesë ekspozitave rajonale në kuadër të projektit ‘Perceptime’ e cila o të përcillet me aktivitete të ndryshme gjatë periudhës një mujore sa do të zgjasë edhe ekspozita.
Ekspozita do të shfaqë artistet Britaneze: Madame Yevonde, Clare Strand, Abigail Lane, Rachel Whiteread, Camilla Løw, Anthea Hamilton, Laura Aldridge, Helen Chadwick, Tracy Emin, Sarah Lucas, Gillian Wearing,Elisabeth Price, Celia Hempton, Lubaina Himid në “bashkëbisedim” me artistet kosovare Alije Vokshi, Alketa Xhafa Mripa, Arbana Hajredinaj, Flaka Haliti, kolektivin HAVE IT, Rudina Xhaferi dhe Zake Prelvukaj.
Debati i tretë me radhë, në lidhje me ekspozitën Burrneshat dhe çështjet sociale që ajo prek, është A je ti valentini im? Romanticizmi i mbivlërsuar. Pjesëmarrëse të debatit jane:Eliza Hoxha, Haveit, Vjollca Krasniqi. Si debatet e tjera, do të jetë moderuar nga Zana Hoxha Krasniqi, e cila do të ndajë përvojën e saj me Artpolisin, e njohur për organizimin e disa edicioneve të festivalit FEMART.
Ky aktivitet organizohet me datë 16 Shkurt, e shtunë, në Galerinë Kombëtare të Kosovës, në orën 12:00-14:00
Gjatë ekspozitës është planifikuar një program i pasur, i cili nëpërmjet 4 debateve dhe diskutimeve synon të tërheqë një audiencë të re dhe ta transformojë Galerinë në një hapësirë debati.