Si pjesë e Programit tonë 'Shkollat e Shekullit 21' me programin e Këshillit Britanik, ne po organizojmë një seri dialogësh edukimi, të cilat do t'ju ndihmojnë të lidheni me kolegë nga Shqipëria dhe Kosova dhe të ndani përvojën tuaj.
Më 22 qershor 2020 ne do të organizojmë një seancë live me temë: "Family Coding".Si edukatorë, shpesh dëgjojmë për rëndësinë e kodimit si proces i perdorshem dhe i aksesueshem, permes programeve te kodimit për studentët tanë. Sidoqoftë, ato që dëgjojmë më pak, janë teknikat per procesin e kodimit për mësimin e këtyre aftësive ku nxenesit mund t'i zbatojnë ato jo vetem në klasë por edhe ne shtepi - veçanërisht tani që shkollat detyrohen të japin udhëzime virtuale gjatë pandemisë COVID-19.
1. Cfare është mendimi kritik dhe pse është i rëndësishem në klase
2. Cilat janë disa nga shembujt ose modelet që mund të përdorim për të përmirësuar të menduarit kritik permes aftesive digjitale.
3. Cilat janë disa nga shiembujt ose modelet e platformës në internet që mund të përdorim per te kryer kete proces?
4. Si mund të na ndihmojnë këto platforma si mësues për të përmirësuar mendimin kritik të studentëve tane ne gjuhen e kodimit.
Ne do të përpiqemi t'u përgjigjemi të gjitha këtyre pyetjeve në seancën tonë. Bashkohu me ne në një bisedë interaktive dhe përfshihuni në diskutim duke i bërë pyetje panelit tone.
Rreth folësve
Moderatorja Majlinda Mazelliu - Koordinatore Kombëtare per Kosoven per Projektin 'Shkollat e Shekullit 21', Këshilli Britanik i Kosovës. Majlinda është përgjegjëse për menaxhimin e të gjitha hapave të zbatimit të Projektit 'Shkollat e Shekullit 21' në Kosovë.
Msc. Aida Lumshi - është nje nga trajneret e para te validuara e Keshillit Britanik ne 2017 , Drejtore prane shkolles 9-vjecare " Jeronim De Rada " Elbasan, nje nga Ambasadoret e platformes Digjitale eTwinning ne Shqiperi. Ajo ka dy diploma Master në Fakultetin e Shkencave të Edukimit në Fushen e Biologjise, dhe fushen e Drejtimit dhe Menexhimit te shkolles, trajnere ne disa aghensi kombetare dhe nderkombetare.
Msc Vjollca Vladi - është nje nga trajneret e para te validuara e Keshillit Britanik ne 2018, Ish Drejtuese e Institucioneve prane shkollave te Tiranes. Ajo ka perfunduar Excelent Master në Fakultetin e Shkencave Sociale, trajnere e licensuar nga ASCAP dhe MASR ne bashkepunime me shume eksperience .