Date
E Mërkurë 06 Shkurt 2019 -
10:30 deri 11:30

Ekspozita ''Perceptime: Burrneshat'' u hap me date 25 janar në Galerinë Kombëtare të Kosovës, në Prishtinë, si ekspozita e tretë prej pesë ekspozitave rajonale në kuadër të projektit ‘Perceptime’ e cila o të përcillet me aktivitete të ndryshme gjatë periudhës një mujore sa do të zgjasë edhe ekspozita.

Aktiviteti i radhës është ''Kafe me artiste'. Do të keni rast të pini kafen me artistet HAVEIT Kolektive të cilat do të jenë e pranishme për ju që të rrëfejnë rrugëtimin e tyre në botën e artit. Sukseset dhe sfidat në karrierën e tyre mjaftë të pasur artistike. 

HAVEIT (Alketë Sylaj, Hana Qena, Vesa Qena, Arbërore Sylaj) është një grup që përbëhet prej katër grave të cilat kanë tendencë të shkojnë përtej kënaqësive ditore, rregullave të moralit si dhe refuzojnë të pajtohen me çështjet që iu shërbehen të gatshme. E themeluar në vitin 2011, ato nuk bëjnë asgjë tjetër përveç se tregojnë historinë e tyre dhe tuajën!

Ato kanë mbajtur performansa të shumta rrugore si "Ekzaminimi", "Je Suis Glamour", "Pa ujë e me fontanë", "Dita e Shën Valentinit", "Përdorni gojën tuaj", "Shoeining", "Pushimi i gjatë", “Rruajtja e Patriarkalitetit ", "Edhe sa thirrje të humbura ", e të tjera.

Të njohura për video instalimet siç janë: "Kur babai qau, nëna mi lau sytë", "Tager", "Baby Blues", "Pushimi i gjatë", dhe shumë tjera.

HAVEIT gjithashtu kanë mbajtur ekspozita personale në “Stacion” - Qendra për Art Bashkëkohor në Prishtinë, në Galerinë “Motrat”- Prishtinë, si dhe Galerinë “Bazement” në Tiranë.

Puna e fundit e HAVEIT ishte "Edhe sa thirrje të humbura?” Instalacion në billboard me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas.

HAVEIT janë fituese të çmimit për Demokraci të KCSF për vitin 2018.

(ANG) HAVEIT (Alketa Sylaj,Hana Qena, Vesa Qena, Arbërore Sylaj) is a group of four women who try to go beyond daily satisfaction, moralist rules, and refuse to agree with the issues that are served to you.

Established in 2011, they do nothing but show their story and yours.

They have made numerous performances on the streets such as " Ekzaminimi", "Je suis Glamour", "Pa ujë e me fontanë", "Dita e Shën Valentinit", "Përdorni gojën", "Shoeining", " Pushimi i gjatë", "Rruarja e patriarkatës", " Edhe sa thirrje të humbura ?". They are known for video installations including: "Kur babai qau, nëna mi lau sytë", "Tager", "baby Blues", "Pushimi i gjatë". They have also had a personal exhibitions in Stacion- Qendra e Artit bashkëkohor, Prishtinë, at Motrat gallery, Prishtina and Bazament, in Tirana.

HAVEIT were the winners of KCSF Democracy Award for 2018.