Skema e BE-së për profesionistë të rinj në Ballkanin Përendimor është pilot projekt për trajnim ekzekutiv dhe shkëmbim rajonal per shërbyes civil të gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor (Shqipëri, Bosnje dhe Hercevoginë, Kosovë*, ish Republika Jugosllave e Maqedonisë, Mali i Zi dhe Serbi). Projekti menaxhohet nga Komisioni Evropian dhe zbatohet nga British Council.
Aplikimet bëhen gjatë periudhës 15-25 shtator 2016 dhe aplikantëve të suksesshëm do t’iu ipet mundësia të marrin pjesë ne trajnim intenziv tre javor (15 ditë) ne Sciences Po ne Paris (Francë) i quajtur ‘Executive Certificate in Management and Public Policy’, që ka për qëllim ngritjen e kapaciteteve profesionale dhe përgatitjen e gjeneratës së ardhshme të shërbyesve civil dhe politik-bërësve ne gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor, të cilët do të punojnë në procesin e pranimit si dhe te marrin pjese ne fazën e dytë te projektit, shkëmbim dy javor ne rajon ne mënyre që të promovohet bashkëpunimi rajonal në procesin e integrimit në BE.
Projekti, i cili do të zbatohet në gjuhën angleze, do t’i përzgjedhë deri në 30 pjesëmarrës për trajnim dhe shkëmbim rajonal (deri në 5 vende për secilin shtet të rajonit). Ftesa për aplikim është e hapur për shërbyesit civil të nivelit të mesem siç edhe është shpjeguar në Rregullat e Procedurës (Rules of Procedure) të publikuara në web-faqen e projektit ku mund të gjinden informatat shtesë.
* Nuk prejudikohet pozicioni për status dhe është në linjë me Rezoluten e Këshillit të Sigurimit UNSCR 1255/1999 si dhe me opinionin e GJND (Gjykatës Ndërkombetare të Drejtësisë) për Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës.