Refunds and transfer policy
Refunds and transfer policy image

Kthimi i parave

Ne mund të u kthejmë paratë e tarifës për provim vetëm për shkaqe mjekësore. 

Në rast të tillë, ju duhet të ofroni certifikatë mjekësore nga spitali publik, orarin tuaj dhe Formularin e plotësuar për Kthim të Parave për të mbështetur kërkesën tuaj. Ju lutemi, kontaktoni Shërbimet tona për provime  në mënyrë që t’ua dërgojmë formularin.

Kërkesa dhe dokumentet mbështetëse duhet të dorëzohen tek Shërbimet tona për provime brenda dy javëve prej ditës së mbajtjes së provimit me shkrim dhe do t’u kthehen 75% e shumës së tarifës për provim.

Të gjitha kërkesat e aprovuara për kthim parash procesohen pas rezultatit të ekzaminimit. 

Tarifat nuk mund të transferohen për një provim të mëvonshëm apo nga një nivel i ekzaminimit në një tjetër. 

Kthimi i parave bëhet vetëm në rast se mungoni në të gjithë provimin (të gjitha pjesët).

Ndryshimet tjera

  • Kandidatët mund të kërkojnë të ndryshojnë datën apo kohën e testimit të të folurit. Kontaktoni Këshillin Britanik për të aplikuar për ndryshim të testeve me gojë dhe për të zbuluar tarifën aktuale. Ndryshimet e tilla do të jenë të mundshme vetëm deri në fund të periudhës aktuale të ekzaminimit, me kusht që testimi i të folurit të bëhet më shumë se një herë brenda sesionit të njëjtë ekzaminues. 
  • Data dhe vendi (qendra e ekzaminimit) e pjesës së shkrimit dhe dëgjimit të ekzaminimit nuk mund të ndryshohet.