Ky sekcion ju ofron këshilla dhe informata se çfarë të bëni gjatë pjesës folëse dhe pjesës së shkrimit në ditën e testit. 

Cka të bëni gjatë pjesës së shkrimit 

PARA SE TË FILLOJË TESTI

  • Merrni me vehte një stilolaps, laps, gomë, pasaportën/letërnjoftimin si dhe orarin tuaj të testimit. 
  • Arrini në vendin e testimit së paku 30 minuta para fillimit të testit. 
  • Gjeni dhomën tuaj të testimit. Mbikqyrësi i testimit do të ju informojë kur vije koha për të hyrë në test. 
  • Mbajeni orarin tuaj në vend të përshtatshëm. Jeni në dijeni të numrit tuaj të kandidatit. Do të vendoseni në një dhomë të caktuar të testimit dhe do të uleni sipas numrit tuaj të kandidatit. 

GJATË TESTIMIT 

PARA SE TË HYNI NË DHOMËN E TESTIMIT:  

  • Fikni telefonat mobil, duke përfshirë këtu edhe alarmet/përkujtuesit.
  • Fikni çfarëdo mjete tjera elektronike që posedoni, duke përfshirë këtu edhe alarmet e orës së dorës. 
  • Vendosni telefonat mobil si dhe gjëra tjera të paautorizuara (libra, çanta, etj) në një hapësirë të cilën e cakton mbikqyrësi juaj. 
  • Mund të mbani me vehte një shishe me ujë, por e vendosni atë në dysheme afër tavolinës ku jeni ulur, në mënyrë që të shmanget ndonje aksident i vogël. 
  • Pasi që të uleni në tavolinën tuaj të caktuar, mbikqyrësi i testit do të ju kërkojë një dokument identifikimi pra: pasaportë/letërnjoftim, orarin tuaj të testit, për të konfirmuar se ju jeni kandidati i paraqitur. 
  • Mbikqyrësi i testit do të i shpërndarjë pyetjet e testit (në disa raste faqet e përgjigjeve dhe letrat e ushtrimeve shpërndahen ndamas)
  • Nëse emri juaj i shtypur në test nuk është i saktë, ju lutem menjëherë e informoni mbikqyrësin e testit. 
  • Mbikqyrësi do të ju jap udhëzime konkrete për secilën pjesë të testit. Ju lutem kushtoni vëmendje dhe pyetni mbikqyrësin nëse keni çfarëdo pyetje lidhur me procedurën e testimit. 

KUR FILLON PROVIMI:

  • Lexoni instruksionet në pjesën e përparme të pyetjeve (poashtu edhe faqen e përgjigjjeve nëse është relevante).
  • Mos I hapni pyetjet derisa mbikqyrësi të ju jep leje.
  • Mbikqyrësi ju informon për kohëzgjatjen e secilës pjesë. Sigurohuni që I mbaroni të gjitha detyrat në kohën e caktuar, pasi që nuk ju lejohet kohë shtesë për përshkrimin e përgjigjjeve në faqen e dedikuar për to.
  • Mbikqyrësi ju informon a duheni të përdorni laps apo stilolaps për të bartur përgjigjjet në faqen e përgjigjjeve.
  • Shkrimi: Luteni të shkruani mbrenda linjave hiri, në hapsirat e dedikuara në faqen me pyetje. Përdorni faqet e zbrazëta për ushtrime.
  • Dëgjimi: Testi është I ndarë në pjesë, dhe inçizimi në CD mbaron vetë, me të gjitha pauzat e nevojshme dhe instruksionet tjera për kandidatët. Secila pjesë përsëritet dy herë. Do të ju ipet kohë për përshkrimin e përgjigjjeve, dhe CD-ja ju informon kur mbaron testi.
  • Nuk ju lejohet biseda, kopjimi, mbajtja apo përdorimi I sendeve të paautorizuara (si p.sh telefonat mobil) sepse rrezikoni të diskualifikoheni.
  • Në rast se ju duhet të shkoni në toalet, për shkaqe sigurie mbikqyrësi do të ju shoqëroj.
  • Luteni ta ngritni dorën. Kohë shtesë nuk ju ipet nëse shkoni në toalet.
  • Mbikqyrësi do të ju përkujtoj kur të arrini kah fundi I kohës në 10 dhe 5 minutat e fundit, para përfundimit të testimit dhe dorëzimit të përgjigjjeve.

PASI TA KRYENI PROVIMIN:

  • Në fund të provimit, luteni ti lëshoni lapsat apo stilolapsat.
  • Mbikqyrësi do ti mbledh të gjitha faqet me pyetje, përgjigjje si dhe ato me ushtrime para se të ju lejohet të dilni nga dhoma. Nuk lejoheni të ngriheni në këmbë gjatë kësaj kohe.

PAS PROVIMEVE

  • Para se të dilni nga dhoma, sigurohuni që I keni me vete të gjitha sendet e juaja personale.
  • Sigurohuni që keni një kopje të orarit. Mund ti kontrolloni pastaj rezultatet me kodet që gjinden aty. 

RAPORTIMI I INCIDENTEVE

  • Në qoftë se ndodh diçka gjatë provimit që ka penguar punën e juaj (si p.sh keni qenë sëmurë gjatë testit, ose ndonjë zhurmë ka penguar pjesën e Dëgjimit) duheni ta informoni menjëherë përgjegjësin e qendrës/ mbikqyrësin. 

Çfarë duhet bërë gjatë provimit me Gojë

  • Merrni me vete pasaportën/letërnjoftimin dhe orarin.
  • Jini prezent në qenër ku mbahet provimi, së paku 15 minuta para kohës së caktuar.
  • Shikoni shenjat dhe gjeni dhomën ku mbahet provimi me gojë.
  • Kordinatori do të krahasoj letërnjoftimet e juaja me regjistrin e pjesëmarrjes. Pas kësaj kontrolle, duheni të qëndroni në pjesën e dedikuar për pritje deri të ju vijë rradha.
  • Derisa jeni duke pritur, luteni të qëndroni të qetë në mënyrë që mos ti pengoni kandidatët tjerë.
  • Në qoftë se gjeni ndonjë gabim shtypi në emrin e juaj, luteni ta informoni kordinatorin, I cili do të bëjë përmirësimin.
  • Fikni telefonat mobil (dhe pajisjet tjera elektronike). Vendosni sendet e juaja personale aty ku ju thotë kordinatori.
  • Në pjesën e provimit me gojë hyhet në çifte. Mbikqyrësi në përputhje me orarin, do të ju informoj me cilin kandidat do të hyni.
  • Në rast të mungesës së kandidatëve, çiftet do të vendosen ndryshe në mënyrë që të evitohen vonesat.
  • Do të ju ipet një faqe e shënimit e personalizuar; mos e paloni, ndrydhni, apo shkruani në të. Duheni të ja dorëzoni ekzaminerit kur të hyni në dhomë.
  • Tek numri tek I kandidatëve, grupi i fundit i kandidatëve që hyjnë do të jetë me tre persona. Sepse provimi me gojë nuk mbahet me ni kandidat.

Dita e fotografimit për test 

Dita e fotografimit për testet CAE, CPE dhe BEC janë obligative. Fotografitë mund të bëhen në ditën e pjesës së Shkrimit ose pjesës së Bisedës. 

Të gjithë kandidatët, apo prindërit/mbikqyrësi ligjor duhet të nënshkruajnë formën e pëlqimit:

  • Forma individuale e pëlqimit për fotografim në ditën e testit
  • Forma e pëlqimit nga prindi ose mbikqyrësi ligjor për fotografimin në ditën e testit (kjo vlen për kandidatët nën moshën 18 vjeçare).