On the day of your test
On the day of your test image

Ka mundësi që të ndjeheni me nerva në ditën e testimit. Për të mundësuar që gjërat të shkojnë më lehtë që mundet për ju, ne kemi mbledhur disa informata për të ju ndihmuar të kuptoni se çka ndodhë në ditën e testimit. 

KUR DUHET TË ARRIJË?

  • Testimi fillon në ora 10 të mëngjesit. Sidoqoftë, ne ju rekomandojmë që të arrini në orën 9 paradite që të keni kohë të rehatoheni. 
  • Fatkeqësisht, nëse do të arrini pas fillimit të testimit mund ta humbisni modulin e parë. 

ÇFARË DOKUMENTA IDENTIFIKIMI DUHET TË SJELLË ME VETE?

  • Ju duhet të sillni me vete kartën nacionale të identitetit apo pasaportën e identifikuar në formularin për aplikim. Patentat e shoferit dhe kartelat identifikuese të studentëve nuk pranohen si dokumente identifikimi. 
  • Fatkeqësisht, kandidatët pa kartelë valide identifikimi nuk do të lejohen të mbajnë testimin. 

PËRSE MË FOTOGRAFONI?

  • Siguria në testimin IELTS është i rëndësishëm për ne. Si një masë shtesë, personeli ynë për shërbime testimi bëjnë fotografi të formatit të pasaportit për të gjithë kandidatët në ditën e testimit. Fotografia shfaqet në rezultatet tuaja (e njohur si Formulari për Raportim të Testimit). Kjo procedurë është e obligueshme. 
  • Kandidatët nën moshën 18 vjeçare duhet të kenë formularin e pajtimit të nënshkruar nga prindi apo kujdestari ligjor në mënyrë që t’i fotografojmë ata. 

ÇKA MË LEJOHET TË MARRË ME VETE NË DHOMËN E TESTIMIT?

Në dhomën e testimit ju lejoheni të keni:

  • Dokumentin tuaj identifikues 
  • Laps të thjeshtë apo stilolaps (lapsi i thjeshtë do të ju nevojitet për dëgjim dhe lexim)
  • Gomë
  • Shishe transparente uji 

Nuk do të keni mundësi të merrni diçka tjetër me vete në dhomën e testimit. 

ÇKA BËJ ME GJËRAT E MIA TJERA, SI ÇANTA APO PALLTOJA?

Do të ketë një gardërobë ku do të duhet të leni të gjitha gjërat e juaja. Gardëroba do të mbyllet me çelës gjatë testimit. Këshilli Britanik nuk merr përgjegjësi për humbjen apo dëmtimin e gjërave tuaja personale në vendin e mbajtjes së testimit. Prandaj, ju rekomandojmë që të leni në shtëpi gjërat me vlerë siç janë telefonat celularë apo kompjuterët.