Nëse dëshironi të arrini rezultatin e merituar, duhet të I bëni përgatitjet e duhura për test. Duhet të mësoni sa më shumë gjuhën angleze si dhe të dini se çfarë të pritni nga testi. Ne i kemi përmbledhur disa këshilla të cilat do të ju ndihmojnë që të jeni të suksesshëm në test:
Këshillat për sukses
- Mësojeni formatin e testit në mënyrë që të iu shmangeni befasive të padëshirueshme ditën e testit.
- Ushtroni me pyetjet mostër si dhe mësoni kriteriet e vlerësimit për IELTS.
- Inçizoni vetvehten duke folur në gjuhën angleze si pjesë e ushtrimeve për testin IELTS. Pastaj e dëgjoni inçizimin në mënyrë që të mund të i identifikoni gabimet gramatike, përsëritjen e fjalëve si dhe të dalloni se kur keni folur shumë shpejtë dhe kur keni hezituar – që janë katër aspektet kryesore të pjesës folëse të testit.
- Nënvizoni fjalët kryesore në pyetjet gjatë pjesëve të Dëgjimit, Leximit dhe Shkrimit: sigurohuni se i keni kuptuar mirë pyetjet dhe se çka kërkohet në përgjigje. Bëni një plan për përgjigjet e pjesës së Shkrimit para se të filloni me shkruar.
- Mësoni dhe identifikoni sinonimet (fjalë të ndryshme me kuptim të njëjtë). Në pjesët e Dëgjimit dhe Leximit shpesh do të vëreni nga një fjalë kyçe në pyetje, pastaj do të vëreni/dëgjoni një fjalë tjetër me kuptimin e njëjtë në tekst – dhe në këto raste duhet të bëni lidhjet e duhura të fjalëve/fjalive në tekst. Përdorimi i sinonimeve është poashtu i përdorshëm në pjesët e Bisedës dhe Shkrimit për të treguar pasurinë e fjalorit tuaj.
- Verifikoni përgjigjet tuaja me kujdes në pjesët e Dëgjimit dhe Leximit. Sigurohuni se i keni përcjellur udhëzimet me kujdes, në të kundërtën mund të humbisni pikë.
- Një ditë para testit ju këshillohet që të pushoni mirë dhe të arrini në vendin e testimit së paku një orë më herët. Vonesat do të ndikojnë edhe në perfomancën tuaj.
Për më shumë këshilla dhe informata, ju lutem lexoni Këshillat rreth ditës së testit IELTS apo lexoni broshurën tonë Informata për kandidatët rreth testit IELTS.