Ne kuptojmë që marrja e rezultateve është shumë e rëndësishme për ju. Ne dimë që ju i doni ato shpejtë, por është po aq e rëndësishme që të ju japim rezultatin i cili reflekton drejtë performancën tuaj.  

Ju mund t’i prisni rezultatet tuaja të IELTS që të jenë në dispozicion pas 13 ditëve kalendarike nga data e testimit. 

REZULTATET E IELTS PËRMES INTERNETIT DHE ME POSTË

Ju do të keni mundësi të shihni rezultatet tuaja përmes internetit, 13 ditë pas ditës së testimit kryesor. 

Rezultatet tuaja të ELTS (Formulari juaj origjinal i raportimit të testimit) do të ju postohen  13 ditë pas datës së mbajtjes së testimit kryesor (me kërkesë tuajën nëse jetoni jashtë vendit). 

Ju nuk do të keni mundësi të merrni rezultatet tuaja përmes telefonit, me postë elektronike apo me faks. 

Ju mundeni t’i merrni rezultatet edhe personalisht në zyrën tonë. 

Shënim i rëndësishëm: Nëse nuk keni mundësi të i merrni personalisht rezultatet, ju lutem dërgoni postë elektronike ku shkruani emrin dhe numrin identifikues të personit të autorizuar për të marrë rezultatet e testimit. Personi i autorizuar duhet të sjellë me vete pasaportën e tij/saj apo kartën e identifikimit në mënyrë që të jetë e mundshme që të marrë rezultatet nga Këshilli Britanik zyra në Kosovë. 

FORMULARËT E RAPORTIMIT TË TESTIMIT (FRT-TË)

Formulari juaj personal i Raportimit të Testimit 

Ju do të pranoni vetëm një kopje të Formularit të Raportimit të Testimit. Fatkeqësisht, nuk mund të lëshohen të tjerë në rast të humbjes së tij.  

Formularët e Raportimit të Testimit për institucione 

Ne gjithashtu mund të aranzhojmë kopje shtesë origjinale (më së shumti deri në pesë) që do të u dërgohen institucioneve pranuese (institucionet edukative). Nëse dëshironi që ne të bëjmë këtë, ju lutem përfshini adresat përkatëse gjatë regjistrimit.  

Institucionet mund të jenë në gjendje të shikojnë rezultatin e kandidatit përmes Shërbimit të verifikimit të Formularëve të Raportimit të Testimit (FRT) të IELTS. Për t’u bërë një gjë e tillë ata duhen të dërgojnë numrin tuaj të Formularit të Raportimit të Testimit i cili mund të gjendet në këndin e poshtëm në të djathtë të Formularit të Raportimit të Testimit. 

Periudha e vlefshmërisë së Formularit tuaj të Raportimit të Testimit 

Institucionet zakonisht nuk pranojnë Formularë të Raportimit të Testimit të cilët janë më të vjetra se dy vite. Pas këtij afati nga ju do të kërkohet të ofroni dëshmi që ju keni mirëmbajtur ose përmirësuar nivelin e aftësive të gjuhën angleze nga mbajtja e testimit e tutje. 

KUPTO REZULTATET TUA PËR IELTS 

IELTS ofron rezultate për të gjitha nivelet e gjuhës angleze, nuk ekziston gjë e tillë si kaloi apo dështoi. Juve do të ju jepet një rezultat nga zero deri në nëntë për secilën pjesë të testimit – dëgjim, lexim, shkrim dhe të folur. 

Gjeni më shumë informata se si të kuptoni rezultatin tuaj të IELTS dhe sistemin me nëntë shkallë. 

Gjeni se si lidhen rezultatet e IELTS me Korniza e Përbashkët Evropiane e Referimit e Këshillit të Evropës (CEFR)

A MUND TW RITESTOHEM?

Ju mund të mbani testimin sa herë të dëshironi. Sidoqoftë, ju lutem vini re që për të përmirësuar dukshëm rezultatin tuaj është e domosdoshme të studiohet më shumë. Hulumtimet e IELTS tregojnë se rezultatet nuk kanë gjasa të përmirësimit pa mësim të mëtutjeshëm të anglishtes. 

NA KONTAKTONI

Për më shumë informata lidhur me IELTS ju lutem na dërgoni postë elektronike, thirrni linjën tonë informative: +381 38 243 292, na gjeni në Facebook apo Twitter apo na vizitoni në faqen e internetit TakeIELTS.