Këshilli Britanik synon të sigurojë që secili kandidat trajtohet drejtë dhe objektivisht dhe që atyre u jepen kushtet optimale që të mbajnë provimet e tyre. Ne mund të bëjmë aranzhime që të akomodojmë rrethana të veçanta apo kërkesa që t’u mundësojmë kandidatëve për testim të vijnë në qendrën për testim, të kuptojnë pyetjet dhe të japin përgjigjet për testimin e tyre.
Nëse keni nevojë për aranzhime të veçanta për provimin tuaj, ju lutem ndjekni instruksionet për secilin provim më poshtë. Aranzhimet e veçanta varen nga bordi ekzaminues dhe në disa raste mund të mos përfshiheni nga një pjesë e ekzaminimit për shkak të aftësisë së kufizuar apo vështirësisë. Ju lutem vini re që nuk lejohen asnjë dokument lidhur me aranzhime të veçanta pas mbylljes së procesit të regjistrimit.
ARANZHIMET E VEÇANTA MUND TË OFROHEN PËR:
IELTS
Nëse keni nevojë për version të modifikuar të testit ju lutem na kontaktoni së paku tre muaj para datës së testimit. Periudha e lajmërimit është e nevojshme që të përgatitet version i modifikuar i testit. Nëse rrethanat tuaja kërkojnë aranzhime të veçanta administrative, p.sh. kohë shtesë, duhet të kontaktoni me lajmërim së paku gjashtë javë paraprakisht. Do të duhet të ofroni certifikatë mjekësore të lëshuar brenda dy viteve të fundit nga koha e regjistrimit në zyrë.
Nëse përdorni ndonjë pajisje elektronike që ju ndihmon për një gjendje shëndetësore, p.sh. një aparat dëgjimi ose një pajisje diabetik, ju lutemi informoni paraprakisht qendrën tuaj të testimit me një dokumentacion mjekësor të vlefshëm. Për më shumë detaje, ju lutemi vizitoni këtë faqe.
Provimet universitare dhe profesionale
Në shumicën e rasteve do të duhet të kontaktoni bordin ekzaminues apo universitetin drejtpërdrejt për kërkesë për nevojë të veçantë. Bordi ekzaminues do të kontaktojë Këshillin Britanik lidhur me aranzhimet dhe do të ju informojë lidhur me miratimin e kërkesës tuaj. Ju mund të na kontaktoni lidhur me kërkesën për nevoja të veçanta nëse jeni regjistruar që të mbani provim me ne. Do të ju duhet të ofroni certifikatë mjekësore të lëshuar brenda dy viteve të fundit nga koha e regjistrimit për provim.