Date
E Premte 01 Korrik 2016 - 00:00 deri E Hënë 25 Korrik 2016 - 00:00
Lokacioni
Afati për regjistrim

Nëse jeni mësimdhënës i gjuhës Angleze dhe dëshironi të vazhdoni zhvillimin profesional në njërin nga universitetet më të njohura për hulumtim në Mbretërinë e Bashkuar, tani mund të aplikoni për programin Master i cili është realizuar në bashkëpunim me Universitetin e Southampton dhe Këshillit Britanik.

…një përvojë shumë sfiduese dhe e mrekullueshme e cila më ka ndihmuar që të i zhvilloj aftësitë e mia…përparësia kryesore për mua është që mund të studioj prej shtëpisë dhe të vazhdoj me punën time profesionale.” Nat, diplomuar në programin Master ELT (Mësimdhënia në Gjuhën e Angleze), 2014

Programi zgjatë dy vite e gjysëm dhe ofron studime pas-universitare në lëmitë kyçe të teorisë dhe praktikës së tashme në Linguistikën Aplikative dhe Mësimdhënien e Gjuhës Angleze (ELT). Ky program implementohet nga një ekip i e-tutorëve nga Universiteti i Southampton.  

Programi është tërësisht online. Kjo edhe ju ofron fleksibilitet për të studiuar prej kudo që jeni dhe në çfarëdo kohe që ju përshtatet. 

Programi përmban dy vite me module që vlerësohen në bazë të ligjeratave online dhe semestri i fundit që është i dedikuar për hulumtim dhe përgatitjen e temës së diplomës. 

Mësoni më shumë për Master programin në Mësimdhënien e Gjuhës Angleze. Nëse keni pyetje, ju lutem shkruani në: MastersELTonline@britishcouncil.org

Aplikoni deri më 25 Korrik për fillim të programit në Shtator 2016.