Nuk ka kohë më të mirë se tani që të filloni të bëni gjërat që keni dashur të bëni por kurrë nuk keni pasur kohë. Pavarësisht nëse keni dhjetë minuta ose një orë për të ushtruar çdo ditë, materialet tona mësimore do t'ju ndihmojnë të përmirësoni shkathtësitë tuaja në gjuhën angleze.

GJENI NIVELIN TUAJ TȄ ANGLISHTES

Filloni duke provuar testin tonë falas të gramatikës dhe fjalorit për t'ju ndihmuar të zbuloni se në çfarë niveli jeni aktualisht. Bazuar në rezultatet tuaja, platforma do t'ju ofrojë materiale ushtrimore për t'ju ndihmuar të përmirësoheni.

PËRMIRËSONI AFTËSITË TUAJA GJUHËSORE

Pasi të keni zbuluar nivelin tuaj, jeni gati të filloni të punoni në aftësitë tuaja të dëgjimit, leximit dhe shkrimit. Zgjidhni nivelin tuaj dhe më pas zgjidhni nga lloje të ndryshme tekstesh dhe regjistrimesh audio, ushtrime interaktive dhe fletë pune.

ANGLISHT PËR ADOLESHENTËT

Shumë nxënës nëpër botë nuk mund të shkojnë në shkollë për momentin. Përdorimi i faqes sonë të internetit LearnEnglish Teens mund t'ju ndihmojë të vazhdoni të mësoni dhe praktikoni gjuhën angleze në shtëpi. LearnEnglish Teens ka shumë video, materiale audio dhe lexuese për t'ju ndihmuar të përmirësoni aftësitë tuaja në gjuhën angleze dhe të mbështesni mësimin tuaj. Për të filluar, ne sugjerojmë që të kaloni nga 20 deri 30 minuta në ditë duke përdorur LearnEnglish Teens. Nëse e bëni këtë, do të filloni të bëni përparim të vërtetë.

PËRMIRËSONI ANGLISHTEN PȄR BIZNES

Gjithnjë e më shumë njerëz punojnë për kompani ndërkombëtare, ky është një shans i përsosur për të përmirësuar anglishten tuaj për biznes dhe për të përparuar. Vizitoni seksionin tonë Business Englisht për të zhvilluar aftësitë tuaja për intervistë, të mësoni të shkruani email-a të qartë dhe të rrisni vetëdijen tuaj për temat dhe çështjet e biznesit.

QËNDRONI TË LIDHUR

Nëse doni të qëndroni në kontakt, merrni lajmet të fundit nga shtypit dhe lidheni me të tjerët, atëherë bashkangjituni faqes tonë në Facebook dhe na ndiqni në Twitter.

Ne dëshirojmë të ndërtojmë një komunitet më të fortë dhe më të madh të mësojnë dhe të shijojnë kulturë. Ne jemi në këtë së bashku!