Shiko përzgjedhjen tonë të materialeve mësimore falas në internet për anglisht, nga Këshilli Britanik.
Faqet tona të internetit Mëso anglisht
Mëso anglisht me aktivitete
Ju mund të mësoni anglisht përmes internetit me faqen e internetit falas të Këshillit Britanik për nxënës të rritur. Faqja përmban qindra faqe me përmbajtje audio, përmbajtje tekstuale dhe video dhe më shumë se 2,000 ushtrime interaktive. Ju mund të bëheni anëtar dhe të kontribuoni për faqen e internetit, të ndërveproni me shfrytëzues tjerë dhe të shkarkoni materiale falas.
Mëso anglisht me lojëra
Ju mund të mësoni anglisht duke u argëtuar me lojëra dhe me shaka. Mund të gjeni lojëra për të gjitha shijet për të ju ndihmuar të praktikuar anglishten tuaj apo vetëm të argëtoheni. Aty ka gjithashtu edhe qindra shaka të ilustruara për të ju ndihmuar të luani, kënaqeni dhe të mësoni.
Mëso anglisht me audio dhe video
Kemi shumë audio dhe video materiale për praktikum të gjuhës. Materialet përfshijnë tregime podkast, audio novela, seri të programeve televizive për mësim të gjuhës angleze të prodhuara nga BBC dhe video që tregojnë se si të themi gjërat në mënyrën e duhur në shumë situata të ndryshme.
Mëso anglisht në celularin tënd
Këshilli Britanik ka zhvilluar gamë të gjerë të aplikacioneve për celularë për mësim të anglishtes për pajisje të ndryshme si iPhone, iPad, Nokia, Samsung, Ovi dhe Android. Aplikacionet përfshijnë podkaste, telenovela, kuice, lojëra dhe ushtrime për të ju ndihmuar të përmirësoni aftësitë në gramatikë, fondin e fjalëve dhe shqiptimin.
Mëso anglisht për fëmijët
MësoAnglisht për fëmijë është faqe interneti argëtuese e edukative për fëmijët e moshave nga 5–12 vjeç të cilët mësojnë anglisht. Aty ka lojëra interneti për fjalorë dhe gramatikë, këngë, tregime, video dhe gamë aktivitetesh me fokus zhvillimin e shkrim leximit. Mësoanglisht për fëmijë është gjithashtu për mësimdhënësit dhe prindërit me qindra materiale falas që mund të shtypen dhe me seksionin për prindërit që duan të u ndihmojnë fëmijëve të tyre Mëso anglisht jashtë klasës.
Mëso anglisht për adoleshentë
A je adoleshent që mëson anglisht apo fëmijët tuaj adoleshentë janë duke mësuar anglisht? Faqja e internetit Mëso anglisht për adoleshentë është e dizajnuar posaçërisht për grupmoshën 13 – 17 vjeçare. Në këtë faqe ata mund të gjejnë praktikum të gjuhës, këshilla për provime dhe ndihmë me gramatikën dhe fjalorin, si dhe aktivitete argëtimi, video, lojëra dhe gjëegjëza.
Anglishtja e biznesit
A flitni tashmë anglisht por do të donit të përmirësonit anglishten e biznesit? A mendoni se anglishtja juaj e biznesit është në nivel standard? A do të aplikonit për vende pune ndërkombëtare ku anglishtja është gjuha e punës? Ne i kemi resurset e duhura për të ju ndihmuar që të përmirësoni anglishten tuaj të biznesit.
Mëso anglisht me futboll
Nëse jeni duke mësuar anglisht dhe jeni të interesuar në futboll, Anglishtja me Aftësi Premier mund të ju ndihmojë të përmirësoni anglishten tuaj duke mësuar lidhur me klubet dhe lojtarët e Premier Ligës. Ju gjithashtu mund të mësoni lidhur me ndeshjet dhe rregullat e Premier Ligës si dhe të luani lojëra dhe merrni pjesë në kuice.