Date
E Hënë 11 Tetor 2021 deri E Shtunë 12 Shkurt 2022

Nga data 11 tetor deri më 12 shkurt, në panair do të na bashkëngjiten më shumë se 30 universitete nga Mbretëria e Bashkuar. Ju mund të rezervoni takime private online me përfaqësues të universiteteve dhe të merrni pjesë në webinare ku mund të mësoni çdo gjë që duhet të dini rreth studimit në Mbretërinë e Bashkuar.

Përpos kësaj, ju do të mësoni më shumë për procesin e ri të imigrimit për të hyrë në Mbretërinë e Bashkuar, të zbuloni mundësi të reja për bursa të ofruara nga qeveria juaj dhe institucioni pjesëmarrës nga Mbretëria e Bashkuar, si dhe të mësoni më shumë rreth procesit të aplikimit.

Datat kryesore

  • 11-15 tetor 2021: Webinaret Study UK: para se të njoftoheni me universitetet e Mbretërisë së Bashkuar, merrni pjesë në këto webinare për të mësuar për gjërat elementare dhe bursat.
  • 25 tetor - 3 nëntor 2021: Study UK: Meet UK Universities Online - një ngjarje dhjetë ditore që ju mundëson të rezervoni takime me përfaqësues nga universitetet e Mbretërisë së Bashkuar, të diskutoni planet tuaja dhe të bëni çfarëdo pyetje që mund të keni. Universitetet gjithashtu do të ofrojnë webinare në mënyrë që të mësoni gjithçka rreth jetës studentore në MB. Temat e webinareve në fjalë do të përfshijnë: menaxhimin e buxheteve tuaja, jetën në MB, si të ambientoheni dhe si të shkruani një deklaratë personale. 
  • 8-12 shkurt 2022: Study UK: Meet UK Universities Online - nëse nuk keni qenë pjesë e panaireve tona online në tetor dhe nëntor, mos u shqetësoni. Ne po organizojmë një ngjarje pesë-ditore për ju dhe këdo tjetër që do të donte t'i bënte më shumë pyetje universitetit të zgjedhur. Do të keni mundësinë të rezervoni takime dhe të flisni me përfaqësues nga universitetet e MB.

Regjistrohuni tani: https://study-uk-events-we.britishcouncil.org/

Regjistrimi është falas dhe do të jetë i hapur për studentë nga Turqia, Kazakistani, Uzbekistani, Rusia, Ukraina, Izraeli, Shqipëria, Armenia, Azerbajxhani, Bosnja dhe Hercegovina, Gjeorgjia, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Serbia.

Kush mund të merr pjesë në këtë ngjarje?

Ngjarja është e përshtatshme për studentët e të gjitha niveleve, këshilltarët, mësuesit dhe prindërit. Nëse ju:

  • kërkoni diplomën tuaj të parë Bachelor (BA) ose eksploroni Master (MA) ose studime pasuniversitare
  • jeni një udhëtar me përvojë ose është hera juaj e parë jashtë vendit
  • e dini se çfarë dëshironi të studioni dhe universitetin ku dëshironi të aplikoni, ose nuk e keni idenë se ku të filloni, kjo është mundësia juaj për të marrë informacionet që ju nevojiten, drejtpërdrejt nga universitetet dhe ekspertët.

Çfarë ndodh në ngjarje?

Pasi të jeni regjistruar në platformë, do të jeni në gjendje të:

  • merrni pjesë në webinare për lëndë dhe karriera të veçanta dhe dëgjoni për kurse të ndryshme universitare dhe pasuniversitare
  • rezervoni biseda private online me përfaqësuesit e universiteteve pjesëmarrëse në Mbretërinë e Bashkuar
  • mësoni për kostot e studimit dhe jetesës në MB, përfshirë bursat dhe opsionet e tjera të financimit
  • merrni faktet në lidhje me vizat e reja për studentët
  • merrni këshilla se si të plotësoni aplikimin tuaj
  • mësoni rreth kërkesave të gjuhës angleze për studimin në Mbretërinë e Bashkuar
  • bëni pyetjet tuaja, merrni përgjigje dhe filloni të planifikoni udhëtimin tuaj të studimit në MB.

Si mund të marr pjesë?

Thjesht klikoni në butonin e regjistrimit dhe plotësoni formularin me të dhënat tuaja, arsimin dhe interesin tuaj. Ju do të merrni një email konfirmimi për të filluar eksplorimin e platformës dhe për të mësuar më shumë rreth universiteteve pjesëmarrëse, bursave dhe lëndëve që ju interesojnë.