Nëse jeni të rinj mes moshës 21 dhe 30, keni një ide kreative për fillim biznesi, jeni duke planifiku ta regjistroni bizensin tuaj, apo edhe sapo keni filluar biznesin tuaj, jeni pjesë e qendrave ndihmëse të bizneseve, dhe e flisni Anglishten rrjedhshëm, ju ftojmë të aplikoni në trajnimin tonë 6 ditor për ndërmarrës të rinj, të udhëhequr nga trajner të çertifikuar nga NESTA nga Mbretëria e Bashkuar.
Trajnimi do të mbahet në Shkup gjatë javës së 7 deri 12 Dhjetorit 2015. Mos humbisni rastin që të merrni pjesë me idenë e biznesit tuaj në sfidën e ofruar!
Për më shumë informata, ju lutemi shikoni përmbledhjen e programit trajnues, dhe aplikoni deri me 19 Nëntor duke përdorur këtë formular aplikimi!
Ky trajnim është pjesë i projektit rajonal të quajtur “Inkurajimi i të rinjve në ndërmarrësi në Ballkanin Perëndimor”. Implementohet nga British Council me përkrahje nga Ministria e Punëve të Jashtme të Britanisë së Madhe. Qëllimi i projektit është përkrahja e të rinjve nga rajoni për nisjen e bizneseve të tyre, përmirësimin e aftësive të punsueshmërisë nëpërmjet programeve trajnuese kualitative dhe eksperiencave të MB, dhe influencimin e vendim-marrësve nga Ballkani Perëndimor në fuqizimin e gjeneratës së re të ndërmarrësve të rinj. Projekti do të fokusohet në përkrahjen e ndërmarrësve të rinj në përmirësimin e aftësive digjitale dhe në në biznes. Kjo do të përcjellet me përkrahje të qeverive në rajon, në propozimin e politikave të cilat do të ofrojnë një ambient të përshtatshëm për ndërmarrësi.