Si të regjistroheni për provimet Kembrixh English

Regjistrohu në Këshillin Britanik 

Provimet e ofruara nga British Council in Kosovo administrohen në bashkëpunim me British Council in Albania

Nëse keni pyetje në lidhje me provimet, ju lutemi të kontaktoni British Council për ndihmë:

T: +355 (0) 4 2240856/7
 

 

Email: examsalbania@britishcouncil.org

 

Ndjeki këta tre hapa për të kompletuar regjistrimin tuaj: 

HAPI 1

Për kandidatët individual:

  • Plotësoni formularin e aplikimit për kandidatët individual që gjendet në seksionin e shkarkimeve:

HAPI  2

Paguaj tarifat për testim në mënyrën e mëposhtme: 

Secili kandidat duhet të paguajë tarifën për testim drejtpërdrejt në ProCredit Bank, në cilëndo degët e saj në Kosovë, drejtpërdrejt në xhirollogarinë bankare: 

Emri i bankës: ProCredit Bank, Kosovë
Numri i xhirollogarisë: 1110-237301-0001-93
Emri i xhirollogarisë: Këshilli Britanik

HAPI  3

Në pajtim me rregulloret e Vlerësimit të Gjuhës Kembrixh English, kandidatët që regjistrohen për provimet Kembrixh English: I Avancuar (CAE),  Kembrixh English: I Përsosur (CPE),  Kembrixh English: Biznes (BEC) dhe  Kembrixh English: Juridike (ILEC) do të duhet të fotografohen në formatin e pasaportës në njërën nga ditët ose të testimit të të folurit apo të testimit me shkrim. Fotografia e ditës së testimit është e obligueshme për të gjithë kandidatët me 18 vjeç.

Ne do të procesojmë regjistrimet për kandidatët nën moshën 18 vjeçare prindi/kujdestari i të cilëve refuzon të aplikohet procedura e fotografimit në ditën e testimit; sidoqoftë, ju lutem vini re që fotografia nuk mund të bashkëngjitet më pas në rezultatet e kandidatit.  

Të gjithë kandidatët, apo prindi/kujdestari, duhet të nënshkruajnë formularin përkatës për pëlqim. 

HAPI 4

Sillni formularin e aplikimit të plotësuar, dëftesë Faqesën nga banka dhe formularin  e nënshkruar të pëlqimit për fotografi (për kandidatët CAE/CPE/BEC/ILEC) tek Këshilli Britanik në adresën në vijim:

Këshilli Britanik
6 Perandori Justinian
Qyteza Pejton, 10000 Prishtinë, Kosovë

ARANZHIMET E VEÇANTA

Aranzhimet e veçanta mund të ofrohen vetëm për provimet me shkrim të Kembrixh English. Gjeni më shumë informata lidhur me mënyrën se si mund të lehtësojmë aranzhimet tuaja të veçanta. Ju lutem vini re, ju do të duheni të ofroni certifikatë mjekësore të lëshuar brenda dy viteve të fundit nga momenti i regjistrimit për provim.