YCS Raundi XII: Konkursi përfundimtar dhe hapja e aplikimit (12 nëntor 2018)

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe Ministria e Integrimit Evropian, lajmërojnë hapjen e konkusit përRaundin e 12-të, të aplikimit në Skemën Young Cell, programi i BE-së për bursa post-diplomike për Kosovën, i cili aktualisht është duke u implementuar nga British Council. Aplikimi do të jetë i hapur nga dita e hënë, 12 nëntor 2018 deri të hënën, 3 dhjetor 2018. Kandidatëve të suksesshëm do t’iu ofrohet mundësia të aplikojnë për Programe Master njëvjeçare në universitete të shteteve anëtare të BE-së. Programi i bursave, gjuha e punës e së cilit është vetëm gjuha angleze, do të ofroj deri në 40 bursa të plota, 10% të këtyre bursave janë të rezervuara për shërbyesit civil të cilët veç janë të punësuar në administratën publike (numri real i bursave të ofruara mund të ndryshojë, varësisht nga përshtatshmëria e kandidatëve dhe fondet në dispozicion). Ky lajmërim është i hapur për të diplomuarit në fakultetet si: juridik, shkenca politike, ekonomik, menaxhment i biznesit, shkenca shoqërore, histori, shkenca humane, marrëdhenie ndërkombëtare, diplomaci, kriminologji dhe fusha të tjera akademike (siç është specifikuar në Rregullat e Procedurës të cilat mund të shkarkohen më poshtë ) në përputhje me sektorët e specializimit në vijim:

  •  Juridik – deri në 16 bursa në dispozicion
  •  Administratë Publike – deri në 8 bursa në dispozicion
  • Ekonomik – deri në 8  bursa në dispozicion
  • Kulturë dhe Shëndetësi – deri ne 8 bursa ne dispozicion

Informatat shtesë rreth lajmërimit për aplikim (përfshirë formularin e aplikimit dhe Rregullat e Procedurës për Raundin XII) janë në dispozicion në web faqen zyrtare të Skemës Young Cell.

Young Cell Scheme (Round XI-XII)

Reforma e administratës publike mbetet ndër fushat kryesore të ndihmës së BE-së për Kosovën. Kosova duhet të krijojë një administratë publike të depolitizuar, profesionale, gjithëpërfshirëse dhe efektive, në gjendje të zbatojë legjislacionin e BE dhe të menaxhohet në përputhje me praktikat më të mira evropiane në menaxhimin e burimeve njerëzore. Kjo nënkupton krijimin e strukturave efektive të organizuara në një mënyrë që do të mundësojë zbatimin efektiv dhe efikas të kompetencave të tyre përkatëse. Raporti i KE-së për Kosovën i vitit 2016 thotë se, “Në vitin e ardhshëm, Kosova duhet në veçanti: të rishikojë të gjitha organet e pavarura dhe të fillojë zbatimin e rekomandimeve të rishikimit me qëllim të rritjes së llogaridhënies, eliminimit të kompetencave të mbivendosura dhe sigurimit të administratës publike më të strukturuar; [dhe] të sigurojë që paketa legjislative e planifikuar që mbulon shërbimin civil, pagat dhe organizimin e administratës shtetërore të përgatitet në një mënyrë të koordinuar në një proces gjithëpërfshirës dhe të bazuar në dëshmi në bazë të koncepteve konceptuale të miratuara në nivel qeveritar “. Më konkretisht, KE përsëriti shqetësimet e saj në lidhje me procesin e rekrutimit jo-meritor të nëpunësve civilë dhe politizimin e vazhdueshëm të administratës publike; fragmentimi organizativ i administratës shtetërore; mungesa e linjave efektive të llogaridhënies; mbivendosjen e përgjegjësive të agjencive qeveritare; mungesa e menaxhimit profesional të burimeve njerëzore për shkak të politizimit dhe kapacitetit të kufizuar; dhe ofrimi i kufizuar i trajnimit dhe mundësive për zhvillim profesional në dispozicion të të gjithë nëpunësve civilë.

OBJEKTIVI KRYESOR

Objektivi i përgjithshëm i këtij programi është të mbështesë Qeverinë e Kosovës në ndërtimin e një shërbimi civil profesional, të bazuar në merita, llogaridhënëse dhe apolitike në të gjitha nivelet në Kosovë, duke mbështetur administratën publike përmes një programi bursash që synon përmirësimin e kapacitetit profesional të institucioneve në shërbimin civil për një shërim më mirë për qytetarët e Kosovës dhe për të përmbushur sfidat dhe detyrimet që rrjedhin nga MSA.

KËND PO KËRKOJMË NE?

Skema Young Cell është i hapur ndaj të gjitha sferave të shoqërisë kosovare dhe ka politika jo diskriminuese që inkurajojnë pjesëmarrjën e minoriteteve, grave dhe personave me aftësi të kufizuara, duke u siguruar se nevojat e tyre të veçanta janë plotësuar. Për informata më të hollësishme ju lutemi të na kontaktoni me kërkesën apo pyetjen tuaj.