UNESCO, Këshilli Britanik dhe Agjencia Italiane për Bashkëpunim Zhvillimor (AICS) kanë bashkuar forcat në menaxhimin e Kulturës dhe Krijimtarisë për Ballkanin Perëndimor (CC4WBs), një program i financuar nga Bashkimi Evropian, që synon nxitjen e dialogut ndërkulturor dhe përmirësimin socio- ekonomik të sektorit kulturor dhe krijues në Ballkanin Perëndimor (Shqipëri, Bosnjë dhe Hercegovinë, Kosovë, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia).

Nëpërmjet një qasjeje të gjerë pjesëmarrëse që synon institucionet publike, sektorin privat, organizatat e shoqërisë civile në kulturë, si dhe profesionistët në këtë sektor, programi CC4WBs synon:

(1) të përmirësojë performancën e sektorit kulturor dhe krijues në Ballkanin Perëndimor

(2) të forcojë bashkëpunimin kulturor brenda dhe ndër rajonal, dhe

(3) përmirësimi i trashëgimisë kulturore gjithëpërfshirëse për zhvillimin lokal.

Faza e planifikimit të programit filloi në prill 2022, me synimin për organizimin e fushave të ndryshme të programit që do të zhvillohen deri në prill 2026.

Përfituesit e programit CC4WBs do të jenë qytetarë të Ballkanit Perëndimor, të cilët do të kenë mundësi të ndryshme për të aplikuar për zhvillim profesional dhe aktivitete të ngritjes së kapaciteteve, si dhe financime me grante brenda temave specifike.

Ballkani Perëndimor ndan një trashëgimi të pasur dhe të larmishme kulturore dhe përfaqëson një skenë të vibrante për të gjithë profesionistët e industrisë krijuese. Bashkëpunimi dhe bashkëkrijimi rajonal kërkon stimuj dhe mbështetje, por ato tash më janë duke u zhvilluar mirë. 

Aktivitetet tona të programit