Programi i British Council Creative Producers është një mundësi e vecantë për zhvillimin profesional të producentëve të rinj nga vendet e Evropës së Gjerë: Armeni, Azerbajxhan, Bosnje dhe Herzegovinë, Gjeorgji, Kazakistan, Kosovë, Mal i Zi, Maqedoni e Veriut, Shqipëri, Turqi, Ukrainë dhe Uzbekistan, të cilët do të bashkëpunojnë me një agjenci të njohur produksioni nga Mbretëria e Bashkuar Curated Place për të zhvilluar aftësitë e tyre dhe për të zgjeruar rrjetet e bashkëpunimit.

Ky program është krijuar për të zgjeruar dhe promovuar profesionin e Produksionit Krijues (Creative Production) ndërkombëtarisht duke mbështetur projekte, ekipe dhe ekonomi krijuese të reja të realizojnë projekte kreative më ambicioze dhe më të guximshme.  

Ne inkurajojmë producentët krijues (Creative Producers) të eksperimentojnë dhe të punojnë në të gjitha format e artit, prandaj mos e humbisni këtë shans unik për të sfiduar veten dhe aplikoni për këtë program!

Trajnimet do të përfshijnë një grup producentësh nga vedet e Evropës së Gjerë, të cilët do të punojnë për zhvillimin e një projekti dhe ideje, duke komunikuar qartë thelbin e tij dhe duke eksploruar elementet praktike se ku, kur dhe si do të zhvillohet projekt dhe në mënyrë thelbësore kujt i dedikohet (grupi i synuar). Qëllimi i programit është të krijojë një komunitet të qëndrueshëm dhe frymëzues në sektorin krijues, të rrënjosur në nivel lokal, por të lidhur ndërkombëtarisht, i cili kupton të gjitha aspektet e produksionit krijues (Creative Production) nga vizioni krijues dhe sfidat teknike deri te buxhetet, logjistika dhe audiencat. 

Ju mund të gjeni më shumë informacion për programin dhe projektet e producenteve krijues nga vitet e mëparshme këtu.

Fazat e programit

Programi do të përbëhet nga disa faza: 

  • Trajnim një-javor online nga 15 deri më 19 janar 2024 me trajnerë nga Curated Place, 
  • Trajnim një-javor me prezencë fizike nga data 4 deri më 8 mars 2024 në Shqipëri, 
  • Mbështetje e pjesshme financiare dhe mundësi rrjetëzimi në Mbretërinë e Bashkuar për pjesëmarrësit, të cilët do të përfundojnë me sukses të gjitha fazat e programit

Kush mund të aplikojë?

  • Creative Producers perceptohen gjerësisht si forca lëvizëse në një projekt krijues që sjell logjistikë praktike dhe procese krijuese në ngjarje artistike dhe kulturore, ekspozita, festivale dhe projekte.  
  • Ne mirëpresim përfaqësues me prejardhjeve të ndryshme artistike, duke përfshirë producentë dhe krijues të pavarur, menaxherë arti dhe administratorë të mjediseve kulturore, artistë, kuratorë, organizatorë të festivaleve, kritikë teatrorë dhe dramaturgë, regjisorë, valltarë, muzikantë dhe të tjerë me përvojë në ngritjen e projekteve kulturore dhe me dëshirën për të zhvilluar aftësi profesionale në prodhimin krijues dhe për t'u lidhur me kolegët ndërkombëtarë. 

Vini re! Ndërsa prodhuesit krijues mund të punojnë si në muzikë ashtu edhe në prodhimin e muzikës së filmit, teknikat e prodhimit të filmit nuk do të mbulohen në këtë program dhe as kursi nuk është i përshtatur për zhvillimi profesional në strukturat e karrierës së sektorëve të Filmit dhe Muzikës së industrializuar.  

Aplikantët e mundshëm duhet: 

  • Të jenë 18 ose mbi 18 vjeç  
  • Të kenë 3 deri në 5 vjet përvojë në krijimin e një vepre të re 
  • Të sjellin një ide ose koncept unik për një projekt që lidhet me sektorët kulturorë dhe krijues me synimin për të bërë një ndryshim në këtë fushë 
  • Të marrin parasysh qëndrueshmërinë dhe strategjinë e ndarjes së informacionit kur të planifikojnë propozimin e projektit 
  • Të marrin parasysh angazhimin me sektorin kulturor në Mbretërinë e Bashkuar 

Termat dhe Kushtet

Programi do të zhvillohet online dhe me prezencë fizike dhe pjesëmarrësve u kërkohet:

  • Të angazhohen në të gjitha fazat e programit (shih Datat Kryesore më poshtë) 
  • Të kenë njohuri të mira të gjuhës angleze (niveli B2 në shkallën CEFR ) 
  • Të ndajnë 5 ditë të plota në një javë për trajnimin online 
  • Të ndajnë kohë për detyrat e shtëpisë  
  • Të marrin pjesë në intervista dhe/ose blogje për të ndarë përvojën në këtë program 
  • Të ngrenë vlerat e programit dhe partnerëve në çdo shfaqje të ardhshme të idesë së projektit 
  • Të jenë të hapur për bashkëpunim dhe bashkëprodhim me pjesëmarrësit e programit 
  • Aplikantët e suksesshëm mund të ftohen të marrin pjesë në më shumë ngjarje të rëndësishme dhe programet e alumni të British Council në të ardhmen. 
  • Aplikantëve të suksesshëm do t'u kërkohet të mbajnë komunikim të rregullt me British Council, duke ofruar përditësime të projektit, dhe përkrahje për monitorimin dhe vlerësimin e projektit

Kini parasysh se programi do të mbahet në gjuhën angleze dhe nuk do të ketë përkthim. 

Programi do të marrë në konsideratë vetëm aplikimet që plotësohen në përputhje me kërkesat e programit (shihni Si të aplikoni).

Si të aplikoni

Aplikantëve u kërkohet të plotësojnë dhe të dorëzojnë një formular aplikimi në internet ose të dorëzojnë një video 3 minutëshe duke iu përgjigjur pyetjeve të mëposhtme:

  • Ju lutemi na tregoni pse dëshironi të jeni pjesë e programit, si mendoni se do t'i sjellë dobi praktikës suaj krijuese dhe si do t'i sjellë dobi qytetit tuaj dhe sektorit të arteve në vendin tuaj. 
  • Ju lutemi na jepni një rast studimi të llojit të projektit që dëshironi të zhvilloni nëse mbështetja dhe financimi është i disponueshëm. Jepni detaje rreth projektit dhe pse është një projekt i rëndësishëm për t'u realizuar tani.

Afati i fundit për dorëzimin e aplikimeve online ose videos është data 12 nëntor, ora 23:59 me orën lokale.

Përzgjedhja

Aplikimet do të vlerësohen nga një panel vlerësimi i përbërë nga përfaqësues të British Council dhe Curated Place.  

Paneli do t'i vlerësojë aplikimet bazuar në përshtatshmërinë e aplikantit dhe cilësinë e informacionit të dhënë në formularin e aplikimit. Në aplikimin tuaj është e rëndësishme të shprehni qartë pse jeni të interesuar për programin dhe si mendoni se ky program do t'ju ndihmojë të kontribuoni në zhvillimin e industrive kulturore (cultural and creative industries) dhe krijuese në vendin tuaj.  

Ne mirëpresim dhe inkurajojmë në mënyrë të veçantë aplikimet nga kandidatë me përvoja të ndryshme, kombësi të ndryshme dhe prejardhje sociale/kulturore për të siguruar që të kemi një grup të balancuar pjesëmarrësish. Për më shumë informacion, ju lutemi lexoni Deklaratën tonë të Politikës Globale për Barazi dhe Planin e Veprimit Kundër Racizmit.  

Aplikimet e plotësuara dhe të dorëzuara deri në afatin e aplikimit, më 12 nëntor 2023, ora 23:59 me orën lokale, do të vlerësohen nga paneli vlerësues.  

Pas procesit të përzgjedhjes, British Council mund të zhvillojë një intervistë me kandidatët e programit të përzgjedhur në listën e ngushtë.  

Aplikantët e suksesshëm do të kontaktohen me email deri më 25 nëntor 2023.  

Për shkak të numrit të madh të aplikimeve, ne nuk do të jemi në gjendje të kthejmë përgjigje për aplikimet e pasuksesshme.

Datat kryesore

  • Afati për aplikim: 12 nëntor 2023 
  • Intervistat online me aplikantët e përzgjedhur në listën e ngushtë: 16 - 18 nëntor 2023 
  • Kandidatët e suksesshëm njoftohen më: 25 nëntor 2023 
  • Trajnimi online: 15 - 19 janar 2024  
  • Trajnimi me prezencë fizike në Shqipëri: 4 – 8 mars 2024 
  • Pjesëmarrësit e përzgjedhur vizitojnë Mbretërinë e Bashkuar në: korrik 2024

Rreth Curated Place

Programi Creative Producers do të lehtësohet nga Curated Place

Curated Place është një kompani produksioni krijues në fushën e arteve, e specializuar në programet publike ndërkombëtare, instalacionet publike në shkallë të gjerë, kryerjen e veprave origjinale, zhvillimin e artistëve, strategjinë muzikore, ngjarjet dhe shpërndarjen e qëndrueshme të produksionit.

Për më shumë informacion rreth projektit, përshtatshmërisë dhe kritereve ju lutemi kontaktoni milan.lucic@britishcouncil.org.