Shpikja e internetit në vitin 1989, i ka transformuar industritë kreative, duke hapur mënyra të reja - dhe falas - për të krijuar, prodhuar dhe edituar fotografitë dhe zërin.
Kompanitë kryesore të programeve kompjuterike siç është Adobe kanë lëshuar versione falas të programeve të tyre me pagesë paguar, të cilat mund të sigurojnë mënyrë miqësore për përdoruesin që ai të njihet me faqosjet profesionale, ndërsa ekziston numër i madh mjetesh të pavarura me veçoritë e tyre unike.
Një nga zhvillimet më revolucionare ka qenë ardhja e softuerit me burim të hapur (OSS), i cili është licencë e dhënë nga mbajtësi i së drejtës së autorit të softuerit që ua mundëson përdoruesve të përmirësojnë, modifikojnë, shpërndajnë dhe shtojnë kodin burimor të ndonjë programi për çfarëdo qëllimi. Shumica e programeve me burim të hapur janë falas, dhe disa kanë krijuar mundësi për t’iu bërë konkurrencë alternativave tjera me pagesë.
Sot, ekziston gamë e gjerë e programeve falas për dizajnim dhe krijimtari më shumë se kurrë më parë, dhe zgjedhja e tyre mund të jetë shumë e madhe. Kemi përzgjedhur disa nga mjetet dhe burimet më inovative dhe të dobishme për dizajnim, ilustrim, bërje të muzikës, shkrim dhe të tjera – të gjitha pa pagesë.
Idetë dhe rrjedha e punës
Mindmup është mjet i lehtë për t’u përdorur për marrjen e ideve nga njerëz të ndryshëm dhe krijimin e hartave të mendjes, i cili mund të blihet dhe shpërndahet online. Nëse keni nevojë të inspiroheni për kreativitet, mos kërkoni më shumë se Brainsparker, i cili gjeneron fjalë dhe fraza për të frymëzuar ide të reja, pasuruar shkrimet kreative dhe nxitur inovacionin.
Shkrimi kreativ
Ky bollëk i aplikacioneve dhe programeve falas mund t’ju ndihmojë t’i shkruani idetë e juaja shpejtë dhe me efikasitet. HaikuJAM është aplikacion shkrimi bashkëpunues që ua mundëson përdoruesve në të gjithë botën të punojnë së bashku në poezi të shkurtra. Wattpad është shtëpi e një komuniteti botëror të lexuesve dhe shkrimtarëve që ndajnë histori me njëri-tjetrin, si në celular ashtu edhe në kompjuter.
Hidhjani një vështrim edhe: Zoho Writer, Evernote.
Editimi i fotografisë
Pavarësisht a jeni fotograf i natyrës ose thjeshtë keni dëshirë të shkrepni fotografi me telefonin tuaj, ekzistojnë platforma të panumërta falas që mund të ju ndihmojnë të krijoni dhe përmirësoni fotografitë e juaja. Më i njohuri është GIMP (GNU program i manipulimit të fotografive), program me burim të hapur që ju mundëson të korrigjoni dhe editoni fotografitë duke përdorur një koleksion filtrash, shtresash dhe furçash.
Për qasje të menjëhershme, provoni Pixlr Editor, i ciki ka faqosje të përdorimit të lehtë në internet nga kompjuterët dhe tabletët. Photoshop Express është mundësi e shkëlqyer për përdoruesit që duan të njihen me platformën Adobe pa pasur nevojë të bëjnë shpenzime. Është në dispozicion përmes shfletuesve të internetit dhe në Android, Windows dhe Apple iOS.
Hidhjani një vështrim edhe: Paint.NET, PhotoScape, Ultimate Paint.
Editimi i videos
Regjisorët kanë një mori programesh falas për editimin e videove. Lightwork ka letrat kredenciale të Hollivudit, pasi qëështë përdorur për të edituar filmat siç janëThe Wolf of Wall Street, Pulp Fiction and The King’s Speech. Versioni falas vjen me karakteristikat që ju ndihmojnë të ndani, përsosni dhe përmirësoni videot tuaja. Një tjetër program kryesor është DaVinci Resolve; versionit të tij pa pagesë mund t’i mungojnë disa nga tiparet më të hollësishme, por vijnë me korrigjimin e ngjyrave dhe me mjetet audio të lehta për të u përdorur.
Ka shumë aplikacione në dispozicion për editim gjatë lëvizjes. VivaVideo ua mundëson përdoruesve me pajisjet Androit dhe Apple që të krijojnë montazhet e tyre dhe t’i plotësojnë ato me efekte të ndryshme, ndërsa iMovie i Apple është një nga përdoruesit me miqësorë, që mundëson editime të shpejta e të lehta.
Hidhjani një vështrim edhe: HitFilm Express, VideoPad, VSDC Free Video Editor.