Ky projekt është zhvilluar për të përkrahur implementimin e Strategjisë Kosovare të Diplomacisë Digjitale.
Strategjia e Diplomacisë Digjitale origjinale është shkruar nga një diplomat dhe ekspert britanik i cili ishte dërguar në Ministrinë Kosovare të Punëve të Jashtme në maj/qershor 2012. Ajo ishte aprovuar nga qeveria e Kosovës si strategji nacionale në qershor 2012 dhe ka ofruar kornizën për implementimin e shumë iniciativave. Një numër i projekteve inovative janë implementuar si rezultat i kësaj strategjia, me partner ku përshihen Këshilli Britanik, Ambasada Norvegjeze, IPKO Foundation dhe Shoqata për Teknologji të Informacionit dhe Komunikimit në Kosovë (STIKK).
Në iniciativa të suksesshme përfshihen App Camp dhe projekti Wiki Academy për trajnimin e të rinjve të mençur në fushën digjitale në Kosovë që të prodhojnë dhe të editojnë përmbajtjen e Wikipedia në Kosovë. Në fund të vitit 2012, botimi turk “Yeni Diplomacy” kishte vlerësuar se Strategjia Kosovare për Diplomaci Digjitale ishte më e mira në Ballkan dhe ndër më të mirat në botë.
Progresi deri më tani është vlerësuar nga Ministria e Punëve të Jashtme në Zmbrapsje të Diplomacisë Digjitale, duke mbledhur bashkë partnerët kyç ka fundi i gushtit 2013. Kjo ka rezultuar në rifreskim të strategjisë dhe fokusim të ri në aktivitete të mëtutjeshme në përkrahje të një objektive më të gjerë të sigurimit të njohjeve për Kosovën nga infrastruktura globale e internetit. Për të ndihmuar përkrahjen në ndërkohë është startuar portal i Kosovës Digjitale në shtator 2013 për t’i ndihmuar qytetarëve të Kosovës që vet të lobojnë që Kosova të përfshihet në listat e menyve të shteteve të uebsajteve madhore globale. Më tutje, Strategjia Kosovare për Diplomaci Digjitale kërkon të vazhdojë të përkrahë iniciativa që mundësojnë prezencë më të madhe të përmbajtjes cilësore multimediale, kështu për të përmirësuar reputacionin e Kosovës në internet dhe duke demonstruar që Kosova përgjithësisht është vend që i është kyçur digjitalizimit.