Nga 2017 deri më 2019 British Council bëri hulumtimin e parë të gjërë në Ballkanin Perëndimor për ekstremizmin e dhunshëm, në kuadër të Forumit për Studimet e Ekstremizmit të financuar nga qeveria e Mbretërisë së Bashkuar.
Gjashtë raporte në nivel vendor, së bashku me raportin rajonal të Ballkanit Perëndimor, identifikuan, që përveq ekstremizmit Islamik, ekziston një kërcënim i përgjithshëm i radikalizimit, kryesisht nga nacionalizmi i të djathtës ekstreme si dhe nga grupe tjera që po instrumentalizojnë tensionet në rajon.
Disa shtytës të formave të ndryshme të ekstremizmit në rajon janë identifikuar, si:
- ankesat e qytetarëve
- probleme identiteti
- faktorë sistematik si: humbja ekonomike, korrupsioni, si dhe mosfunksionimi institucional e politik
- ndikimi nga familja e afërt/ rrjetet e të afërmve.
Përderisa studimi i nxitësve të ekstremizmit fetar si dhe zhvillimi i politikave për Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm (PED) në Ballkanin Perëndimor është shtuar, llojet tjera të sjelljeve të dhunshme kanë mbetë të pa studiuara. Për këtë arsye, British Council përkrahi një përpjekje pioniere për të hartuar se çka e shtynë pjesëmarrjen e individëve në lloje të ndryshme të dhunës në Kosovë. Në veçanti:
- pjesëmarrja në lufta të huaja
- trazirat me bazë nacionale dhe
- protestat e dhunshme me karakter social.
Analizat janë bazuar në një hulumtim eksperimental dhe inovativ të bërë në Kosovë në 2020, nga mostra e 3,005 të anketuarve. Hulumtimi studion se çka konsiderohen të jenë nxitësit kyç në sjelljet e ndryshme të dhunshme. Të anketuarve u janë prezantuar disa storie të dhunës dhe janë eksploruar tre faktorë që më së shpeshti asocohen me angazhimin e individëve në dhunë:
- ambicie të frustruara – të konceptuara si mospërputhja mes edukimit dhe punësimit
- tjetërsimi- i konceptuar si dëbimi i individit nga komuniteti/ shoqëria dhe
- ndikimi i ndërsjellë- i konceptuar si ndikimi që ka një i afërm në vendimin e individit për tu angazhuar në dhunë.
Zbulimi unik i këtij raporti është që ekziston një faktor i përbashkët - frustrimi I individit- të cilin komuniteti e sheh si nxitësin kryesor të angazhimit në tri llojet e dhunës. Analizat tregojnë që këto perceptime shoqërore ndaj dhunës sugjerojnë disa implikime si dhe rekomandime të menjëhershme si dhe afat-gjate për politikat.