'Qytetarët Aktivë' është një program trajnues për lidershipin social që nxit dialogun ndërkulturor dhe zhvillimin social të udhëhequr nga komuniteti.

Përgjatë programit, ne bashkojmë njerëz me besime dhe perspektiva të ndryshme për të mësuar dhe për të ndarë me njëri-tjetrin. Duke punuar me partnerët tanë në mbarë globin, ne trajnojmë pjesëmarrësit në aftësitë dhe njohuritë e nevojshme për të ndikuar në ndryshimet sociale në komunitetet e tyre. Partnerët e implementimit të projektit identifikojnë ndihmës dhe ne i trajnojmë ata në aftësitë e nevojshme që duhet për të zhvilluar trajnimin e 'Qytetarët Aktivë' tek të tjerët. Pas trajnimit të tyre, ata përdorin paketën e 'Qytetarët Aktivë' për të hartuar dhe implementuar programin e trajnimit ndaj pjesëmarrësve në komunitetet e tyre lokale në mbarë globin. 

'Qytetarët Aktivë' janë individë në mbarë globin të cilët duan të bëjnë një ndryshim. Ata kanë ndikim dhe po punojnë për të përmirësuar jetën e njerëzve që jetojnë në komunitetin e tyre. Këta janë njerëz dhe institucione të themeluara, të besuara dhe të vlerësuara në komunitet - Organizatat e Shërbimit Social, Organizatat Jo-Qeveritare, udhëheqësit fetarë, politikanë, punonjësit e rinisë etj. Përgjatë programit, ata janë të pajisur me aftësitë dhe njohuritë e nevojshme për të hartuar dhe zbatuar projekte të veprimit social, për të trajtuar çështjet sociale në komunitetin e tyre. 

Projekti 'Qytetarët Aktivë' në Ballkanin Perëndimor 

Në Dhjetor 2017, ndihmësa nga Mbretëria e Bashkuar mbajtën një workshop pesë-ditor për anëtarët e 35 organizatave të shërbimit social nga Ballkani Perëndimor. Gjatë trajnimit ata mbuluan tema të ndryshme që lidhen me çështjet e të rinjve në nivel lokal dhe bashkëpunuan me pjesëmarrësit për të gjetur mënyra inovative për t'i zgjidhur ato.

 Pjesëmarrësit e workshop-it pritet të ofrojnë një zgjidhje për një detyrë të veçantë, nën mbikëqyrjen e ndihmësve, pasi do të jenë ata që do ta zbatojnë këtë program në komunitetet e tyre lokale. Duke filluar nga Shkurti 2018, pjesëmarrësit e përzgjedhur do të ftohen për të ofruar trajnime ballë për ballë ndaj të rinjve në komunitetet e tyre.

'Qytetarët Aktivë' dhe 'Digital Cities' janë dy projekte të financuara nga Qeveria e Madhërisë së Saj dhe vlera e tyre është 1.2 milion Pound. Këto projekte do të implementohen deri në Mars 2018. Për më shumë informacione mbi këtë projekt ju lutem shikoni faqen e Facebook-ut.   

Për më shumë informacion për projektin Qytetarët Aktivë, ju lutem klikoni për më shumë.

Lançimi i trajnimeve

Konferenca e të Rinjve e Ballkanit Perëndimor

Clare Sears, drejtoresha e British Council e Ballkanit Perëndimor, tha gjatë proçesit se organizata ishte: "E lumtur për të siguruar këtë platformë për shumë zëra të rinj në rajon për të kontribuar në Samitin e Ballkanit Perëndimor në Londër".
Ambasadori O'Connell theksoi se: "Të rinjtë janë forca për ndryshim dhe ata duhet të kenë një zë të fortë në debatet e politikave në Ballkanin Perëndimor. Mbretëria e Bashkuar është krenare për të pritur Samitin e Ballkanit Perëndimor në Londër në Korrik. Konferenca e Rinisë  këtë javë shënon kulmin e projektit të Qytetarëve Aktivë të British Council, i cili u jep mundësi të rinjve të paraqesin rekomandimet e tyre në Samit.
Sekretari i Përgjithshëm i RYCO, Blanuša, vuri në dukje se: "Si një nga rezultatet më të prekshme të Proçesit të Berlinit, RYCO është sot një platformë plotësisht funksionale për bashkëpunimin e të rinjve dhe për proçeset e bashkërendimit në rajon. Ajo sjell perspektiva të reja pozitive për qytetarët e saj, veçanërisht për të rinjtë".