Kosovo talks EU
Kosovo talks EU image

Projekti i përbashkët ndërmjet Ministrisë së Punëve të Jashtme, Ambasadës Britanike dhe Këshillin Britanik 

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës ka filluar në vitin 2011 për herë të parë një fushatë të gjerë shumëdimensionale informimi, duke shtyrë në punë për herë të parë mjetet e diplomacisë publike për të:

  • Rritur ndërveprimin e përgjithshëm ndërmjet Kosovës dhe vendeve tjera evropiane dhe publikut të tyre përmes themelimit të kanaleve të komunikimit ndërmjet qeverisë, parlamentit, shoqërisë civile, bizneseve, akademisë dhe medieve. Fokus i veçantë i dedikohet bashkëpunimit rajonal dhe shkëmbimeve ndërkufitare.
  • Përmirësuar imazhin e përgjithshëm të Kosovës duke theksuar progresin dhe sfidat, por gjithashtu potencialin e Kosovës në turizmin rajonal, zhvillimin e tablosë kulturore, historinë unike politike dhe trashëgiminë e pasur kulturore. 
  • Rritur kapacitetet dhe potencialin e personelit të brendshëm të MPJ-së, por gjithashtu palëve të interes në shoqërinë civile dhe organizatat kulturore për t’u angazhuar në projekte bashkëpunuese të kulturës dhe diplomacisë publike që thekson agjendën moderne, multietnike dhe progresive të dialogut ndërmjet njerëzve, integrimin Euro-Atlantik dhe marrëdhëniet e mira fqinjësore. 

Synimet e projektit kërkonin qasje shumëdimensionale të sjellë në mënyrë kompetente dhe transparent dhe MPJ-ja ka bashkëpunuar me institucionet më të larta të politikave të jashtme dhe kulturore në sjelljen e një grupi të projekteve inovative që kanë rritur konsiderueshëm kapacitetin e përgjithshëm të shtyllave parimore të politikës së jashtme dhe komunikimin kulturor si MPJ-ja, OJQ-të për Politika të Jashtme, Ministrinë për Integrime Evropiane, Presidencën, etj. Këto projekte kanë përmirësuar kanalet e komunikimit ndërmjet Kosovës dhe vendeve Evropiane. 

Projekti menaxhohet nga Këshilli Britanik në Kosovë.