Një grua e re me flokët e mbledhur prapa rri më gjunjë prapa një banke shkollore me një varg laptopësh dhe një kamerë të madhe që po përgatitet të bëjë një fotografi

Njerëzit mbështeten në mediet lokale për informacione lidhur me komunitetet e tyre dhe qeverinë lokale. Programi Media for All ofron mentorim, trajnime dhe mbështetje nga ekspertët për pikat lokale të medieve në Ballkanin Perëndimor që të angazhohen në mënyrë më efektive me audiencat e tyre.

British Council është duke punuar në partneritet me Rrjetin Ballkanik të raportimit investigativ (BIRN), Thomson Foundation dhe INTRAC (Qendra Ndërkombëtare për trajnime dhe kërkime) në programin Media for All të financuar nga qeveria e MB-së.

Ne jemi duke i mbështetur pikat e medieve në Ballkanin Perëndimor që të jenë më të qëndrueshme në aspektin financiar dhe struktural, të përmirësojnë barazinë gjinore në vendin e punës dhe t’ju mundësojmë të krijojnë përmbajtje më cilësore, relevante, të ndjeshme ndaj gjinisë që tërheqë dhe angazhon audiencat e reja, përfshirë gratë, të rinjtë dhe grupet e margjinalizuara.  

Programi Media for All punon me gazetarët, redaktorët, pronarët dhe audiencat në Ballkanin Perëndimor (Shqipëri, Bosnje dhe Hercegovinë, Kosovë, Mal i Zi, Maqedoni e Veriut dhe Serbi). 

Duke ofruar mbështetje të përshtatur për zhvillimin e biznesit, duke e zgjeruar komunikimin e dyanshëm me qytetarët dhe mediet, duke mbështetur pikat e medieve për të rinjtë dhe gazetarët e rinj dhe duke forcuar raportimin e ndjeshëm ndaj gjinisë, Programi Media for All filloi në shtator 2019 dhe do të vazhdojë deri në mars 2022.

Aktivitetet e programit tonë