Një i ri me veshje ngjyrë vishnje me kapele është i ulur afër një gruaje të re në kafene dhe ajo po i tregon diçka në telefonin e saj celular.

Hulumtimet tona tregojnë se të rinjtë gjithnjë e më shumë i marrin lajmet e tyre nga mediet sociale në telefona të mençur ndërsa radiot dhe televizionet lokale janë ende një burim i rëndësishëm për më të moshuarit. 

Jemi duke punuar me pikat e medieve për të rinjtë për të mbështetur bashkëpunimin dhe zhvillimin e kapaciteteve që do të rrisë dukshmërinë e të rejave dhe të rinjve dhe do të përforcojë zërin e tyre në media.

Duke u dhënë gazetarëve të rinj mundësinë të fitojnë përvojë praktike përmes Skemës së trajnimit të gazetarëve të rinj, ne i japim gjeneratës së ardhshme një mundësi unike për të mësuar shkathtësi të reja. Po ashtu ne financojmë vendet në Shkollën prijëse të BIRN për gazetari investigative.