Modernizimi i sistemit të adiministratës publike të Kosovës krahas standardeve administrative dhe atyre lidhura me demokraci.
- Përkrahja e Qeverisë së Kosovës për të përmbushur sfidat e procesit të integrimit në BE përmes ndërtimit të Shërbimit Civil profesional, llogaridhënës dhe apolitk në të gjitha nivelet.
- Përkrahja e administratës publike kosovare përmes programeve të bursave që synojnë përmirësimin e kapacitetit profesional të shërbimit civil për të përmbushur obligimet që dalin nga procesi i integrimit në BE.
- Gjenerimi i grupit thelbësor të gjeneratës së re të shërbyesve civil të cilët janë të përgatitur dhe të vendosur të implementojnë reforma në administratën publike, në veçanti ato që kërkohen nga procesi i integrimit në BE.
Projekti ka për synim të kontribuojë në avancimin e kapaciteti profesional të shërbyesve civil në segmente kyçe të administratës publike Kosovare përmes ofrimit të arsimit universitat në Shtetet Anëtare të BE-së.
Aktiviteti kryesor i projektit përbën administrimin e programit të bursave për studnetët e diplomuar dhe/apo shërbyesit civil që të vazhdojnë studime postdiplomike në çështjet e BE-së. Projekti gjithashtu do të ndihmojë në punësimin e shkollarve në administratën publike kosovare në të tërë shërbimin civil duke përfshirë ministritë dhe të gjitha institucionet qeveritare vendore.
Shkollarët në shkallën më të lartë të punësimit prej 95% përvetësim brenda shërbimit civil punësohen për së paku tri vjet për të kontribuar ne reforma dhe zhvillim.